Bajrami: Thaçi po bën pazar me Forcat e Armatosura

Hykmete Bajrami LDKDeputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se partia e saj është për themelimin e Forcave të Armatosura, por jo edhe për vazhdimin e vendeve të rezervuara për pakicat.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Kryeministri i ka nxjerrë Forcat e Armatosura në pazar që nëpërmjet tyre t’ua sigurojë vendet e rezervuara minoriteteve.

“Pse Thaçi nuk po bëhet i sinqertë (me na befasu të gjithëve) dhe me tregu që çështjen e Forcave të Armatosura e ke qitë në pazar me vendet e rezervuara?”, ka shkruar Bajrami, në profilin e saj në Facebook.

“Shndërrimi i FSK-së në FAK mund të bëhet edhe pa Thaçin Kryeministër. LDK-ja është pro Forcave të Armatosura të Kosovës, por kundër vendeve të rezervuara”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, Thaçi para së gjithash duhet t’i pyes qytetarët e Kosovës se a e sakrifikojnë ata Kuvendin – legjislativin për Forcat e Armatosura?/

Më Shumë

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit