14 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Vllasi: Të mos sakrifikohet FAK-u, shkaku i vendeve të rezervuara

Azem-Vllasi“Kërcënimet” e minoriteteve se nuk do ta votojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, pa garantimin e vendeve të rezervuara edhe për një mandat, analisti Azem Vllasi i ka quajtur jo të drejta. Ai mendon se institucionet e Kosovës nuk kanë nevojë që ta sforcojnë kaq shumë këtë çështje.
Vllasi tha për Telegrafin se Kosova ka bërë kompromis edhe për gjëra më jetike për Kosovën, prandaj nuk duhet që të shtyhet transformimi i FSK-së në FAK, shkaku i vendeve të rezervuara edhe për një mandat.

“Ne jemi mësuar me kushtëzime, me presione, me vendime të gatshme. Duhet parë se si ky legjislativ me shumicë votash e ka votuar Gjykatën Speciale, për krimet e supozuara të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Rastet e supozuara do të mund të gjykoheshin edhe nga gjykatësit vendorë. Mirëpo, ne jemi mësuar që dikush tjetër të na mësoj se si të veprojmë”, ka thënë Vllasi për Telegrafin.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar edhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve, që kanë të bëjnë me themelimin Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, i cili e ka prezantuar këtë projektligj, ka thënë se shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosur të Kosovës prek rreth 40 ligje.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kuvendit të Kosovës po i mungon guximi për të miratuar projektligjin për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se “pikërisht Thaçi është fajtori kryesor për mos miratimin e amendamenteve për themelimin e FAK-ut”.

Ndërsa, deputeti i Vetëvendosjes, njëherësh anëtarë i Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së, Rexhep Selimi thotë se deklarata e kryeministrit nuk qëndron, pasi i tërë spektri politik opozitarë në Kuvend ka një qëndrim, mbështetjen e plotë të amendamenteve për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, njëherësh shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Ismet Beqiri, thotë se në asnjë mënyrë Kuvendit nuk po i mungon kurajo për ta miratuar ligjin për themelimin e FAK-ut, por kjo sipas tij, po ndodh si pasoj e kushtëzimit që po i bëjnë pakicat.

Ministri Nenad Rasic ka deklaruar në media se do të votojë themelimin e Tribunalit dhe vazhdimin e mandatit të EULEX-it, por jo edhe FAK-un pa garantimin e vendeve të rezervuara për komunitetet.

Më Shumë

Top basketbollistët e Superligës, Hellems kryeson listën e shënuesve

Pas përfundimit të 28 xhirove të sezonit të rregullt në ProCredit Superligë, janë publikuar statistikat e lojtarëve më të dalluar, të cilët kanë dominuar...

P.C Prizreni dhe Drita përballen në finalen për ngjitje në Superligë

Finalja e madhe e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve do të vërë përballë Proton Cable Prizreni dhe Drita, dy skuadrat që dominuan fazën...

Lajmet e Fundit