19.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Kuçi: PDK i do zgjedhjet në qershor

Kuci-hajredin5-30Partia Demokratike insiston që zgjedhjet të mbahen në qershor. Kështu ka thënë për Gazetën Blic, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. Megjithatë, sipas tij java që vjen është vendimtare qoftë për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve, qoftë për shpërbërjen e Kuvendit, qoftë për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Javën që vjen vendoset (për zgjedhjet). PDK është që zgjedhjet të mbahen këtë gjysmë vit”, ka thënë Kuçi.

Ndërkaq, i pyetur se a do të ketë kompromis me pakicat për kalimin e projektligjit për Forcat e Armatosura, Kuçi ka thënë se duhet të ketë qasje konsensuale nga të gjithë. “Duhet të kemi qasje konsensuale të gjithë për këtë çështje dhe pa vendosur kushte”, i tha Kuçi Gazetës Blic.

Ndërkohë gjatë ditës mediet kanë raportuar se të hënën (nesër) vendoset për FAK-un, por zëvendëskryeministri Kuçi e ka mohuar një gjë të tillë. “Nuk besoj se nesër vendoset ngase kryeministri është jashtë vendit”, tha i dyti i ekzekutivit.

Në anën tjetër, minoritetet kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë shndërrimin e FSK-së në FAK, nëse nuk u votohet kërkesa e tyre që t’u vazhdohen vendet e rezervuara edhe për dy mandate.

Mirëpo, partia më e madhe opozitare, LDK-ja e Isa Mustafës dhe Vetëvendosje e Albin Kurtit tashmë janë shprehur publikisht kundër vendeve të rezervuara.

Megjithatë, për të kaluar FAK nevojiten votat e 2/3 e të gjithë deputetëve dhe votat e 2/3 e deputetëve minoritarë.

Më Shumë

Festimet për Ditën e Pavarësisë së ShBA-së nisin në Prizren

Me një ceremoni festive, në Prizren kanë nisur festimet për Ditën e 249-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u zhvillua në...

Ndërprerje të rrymës sot në rajonin e Prizrenit për shkak të punimeve në rrjet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë...

Lajmet e Fundit