17.3 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Blerina Kllokoqi-Rugova hedh në ankand fustanin në ndihmë Rebeka Rexhepit

Blerina Kllokoqi-Rugova1Rebeka Rexhepi vazhdon të kurohet në një nga spitalet e Vjenës. Derisa vajza e re vazhdon shërimin, ajo ndërkohë është shndërruar edhe në një lloj simboli në Kosovë të ndihmës dhe solidaritetit.

Nga kampanja e madhe për të, kur u mbajtën edhe dy koncerte në mëdha në sallën ‘1 Tetori’,në Prishtinë e ku morën pjesë këngëtarë të njohur të vendit, të gjitha mediet kanë vazhduar dhe vazhdojnë edhe më tej fushatën për ndihmë.

Në këtë pikë nuk ka munguar as solidarizimi i personave me influencë nga bota e artit siç është rasti me disenjatorën e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova.

Ajo në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka vendosur në ankand një fustan të bukur në shitje, në mënyrë që të ndihmojë sadopak fondin për shërimin e Rebeka Rexhepit.

Blerina Kllokoqi-RugovaNë këtë llogari, Kllokoqi-Rugova e cila ka rreth 150 mijë ndjekës, ka postuar fustanin me sqarimin përkatës.

“Të dashur miq. BKR dhuron këtë fustan donacion për Rebeka Rexhepin , vajzën e koleges tonë Xheraldina Rexhepi”, shkruan në llogarinë e saj Kllokoqoi-Rugova, për të vazhduar “Fustani mund të blihet për çmimin 220 Euro. Mundeni ta shihni dhe ta provoni…”.

Rebeka Rexhepi e cila ka nevojë për ndihmë, është vajza e kreatores tjetër të njohur kosovare, Xheraldina Rexhepi.

Përndryshe, Blerina Kllokoqi-Rugova është edhe disenjatore e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe këtë vit është edhe disenjatore zyrtare e veshjeve të përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovision, Heri Matmuja.

Madje për bukurinë e veshjeve të këngëtares Matmuja, është folur pozitivisht edhe në faqen zyrtare të Festivalit Evropian.
Sidoqoftë, të gjithë ata që duan të blejnë fustanin me markën BKR, detajet janë të postuara në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook.

Më Shumë

Totaj: Prezenca e nënës më jep siguri, është ndjenjë e pazëvendësueshme

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë ndjesitë e tij personale dhe kujtimet e dashura për prindërit në emisionin “Weekend” në Klan Kosova. Ai ka...

Ngjarja tragjike me tre viktima në Malishevë, Kastrati ngushëllon familjen Berisha: Presim sa më shpejt të zbardhen shkaqet

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me tragjedinë që ka ndodhur në këtë qytet ditën e sotme, ku si pasojë e një...

Lajmet e Fundit