11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Gjendja e komplekseve memoriale, fyese për vlerat e UÇK-së

KuvendiKosoves5-27Në raportin e tij drejtori i Agjencionit për menaxhimin e komplekseve memoriale kishte paraqitur në mënyrë kronologjike se si po bëhej një luftë se kush duhet të menaxhon me tenderët e këtij Agjencioni.

Megjithatë, ky raport nuk u miratua për shkak të mungesës së kuorumit, çka e shtyri kryesuesin e seancës ta ndërpresë seancën.

Këtë fakt, deputetët e kanë vlerësuar se nuk është gjë tjetër veçse aferë korruptive dhe se Kuvendi nuk duhet t’i mbyll sytë kur i sheh aferat korruptive.

Deputeti Nait Hasani, kryetari i Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, tha se raporti nuk duhet miratuar, pasi nuk i plotëson kushtet.

Ndërsa, në emër të PDK-së, Ramiz Lladrovci tha se nuk e votojnë këtë raport, duke theksuar se drejtori i Agjencionit ka bërë akuza në drejtim të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, por që nuk ka mundur t’i argumentojë.

“Ne i kemi dhënë dy herë mundësi që ai të na sjell faktet për konstatimet që ka bërë në raportin e vet. Dhe në atë raport ka konstatuar se Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, ka bërë shkelje të caktuar të ligjit, gjë që janë probleme që duhet t’i shqyrtoj prokuroria. Ne tani kemi kërkuar që të na sjell fakte dhe argumente, ndërsa ai nuk ka mundur të sjell fakte dhe argumente, ndërsa Ministria ka sjell fakte që e kundërshtojnë raportin e tij dhe ne si komision dhe GP që jemi kundër këtij raporti”, tha Lladrovci.

Por, shqetësimin e tij rreth gjendjes së krijuar në komplekset memoriale, e ka paraqitur edhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i cili tha se mbyllja e memorialit në Morinë të Skenderajt 15 vjet pas lufte, në shenjë proteste, është fyese për familjarët e dëshmorëve dhe vlerat e UÇK-së.

Madje, Selimi ka paraqitur me fotografi gjendjen në këtë kompleks memorial ku janë të shkruar emrat e të gjithë dëshmorëve të UÇK-së.

Kritikat ndaj institucioneve të vendit, duke përfshirë edhe deputetët, ka dhënë edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj. Ai tha se është turp për ta, që akoma bagëtitë kullosin mbi varrezat e dëshmorëve.

Sipas Haradinajt, gjendja e tillë kjo nuk është justifikim për asnjë deputet. Derisa, tejet shqetësues e ka quajtur raportin e Agjencionit, i cili sipas tij, nuk flet për gjendjen reale të komplekseve memoriale, por për takimet që ka pasur me ministritë.

Në ndërkohë, në debat është kyçur edhe kryesuesi i seancës së Kuvendit, Xhavit Haliti i cili tha se ka dëshmorë në të gjitha komunat dhe ka vlerësuar se është koha e fundit që të kalojnë një ligj, i cili përcakton vendet e varrezave të dëshmorëve në të gjitha komunat dhe mos të jenë të nda ra nëpër fshatra.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se ata që e kanë lexuar me kujdes raportin, shihet se më shumë është lufta se kush duhet t’i menaxhoj tenderët, sesa te mirëmbajtja apo avancimi i komplekseve memoriale në Kosovë.

Pas diskutimeve Kuvendi nuk arriti ta hedh në votim raportin, për shkak të mungesës së kuorumit. /Telegrafi/

Më Shumë

Lajmet e Fundit