17.8 C
Prizren
E hënë, 16 Shtator, 2024

Malishevë, spërkatja nga ajri e rrezkishme!

seprkatja ajroreRastet e pickimit të rriqrave po shtohen çdo ditë e më shumë. Banorët e komunës së Malishevës dhe zyrtarët komunalë janë të pakënaqur me dezinsektimin selektiv. Ata thonë se efektet pozitive të kësaj spërkatjeje janë shumë të vogla. Qeverisja e kaluar e Komunës së Malishevës, ka kontraktuar një kompani për spërkatje nga ajri, mirëpo një gjë të tillë e ka kundërshtuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.
Numri i rasteve të pickimit të rriqrave është shumë më i lartë sesa vitet e kaluara. Që nga 8 shkurti e deri më sot në qendrën e mjekësisë familjare në Malishevë janë regjistruar 289 raste të pickimit nga rriqrat.

Banorët e Malishevës dhe zyrtarë komunalë thonë se dezinsektimi selektiv nuk është efektiv.

“Vitin e kaluar kanë qenë dhe e kanë bë spërkatjen, mirëpo vetëm afër rrugëve edhe nëpër oborre. Kjo nuk po ka efekt aspak e këtë vit ende nuk e kanë bërë”, ka thënë një qytetar i Malishevës.

Drejtori i Departamentit të Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, thotë se qeverisja e kaluar ka bërë një kontratë me një kompani private për spërkatje nga ajri, pa u konsultuar me ministrinë e Mjedisit dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Komuna e Malishevës e ka trashëguar një kontratë nga vitit i kaluar nga spërkatja nga ajri pa studime paraprake dhe ne nuk kemi qëndruar duarkryq dhe iu kemi drejtuar institucioneve, mirëpo Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik na ka kthyer përgjigje negative me arsyetimin se nga kjo spërkatje kontaminohet uji dhe ka pasoja kancerogjene. Po ashtu edhe AUVK na ka kthyer përgjigje negative dhe tash jemi duke pritur përgjigje nga ministria e planifikimit dhe mbrojtjes së mjedisit”, ka theksuar Hajdin Berisha, drejtor i Departamentit të Shëndetësisë në Malishevë.

“Nuk preferohet spërkatja nga ajri, por meqë komuna ka gabuar vitin e kaluar ne i kemi kërkuar përfaqësueseve komunal që ta mbledhin dokumentacionin dhe ta drejtojnë kërkesën e tyre edhe në dy ministritë e tjera në ministrinë e bujqësisë dhe në ministrinë e mjedisit, sepse askush nuk guxon që të hedhë helme pa lejen e këtyre dy ministrive”, ka thënë Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ndërkaq, lidhur me këtë çështje, Kreshnik Berisha, zëdhënës në ministrinë e planifikimit dhe mbrojtjes së mjedisit, është shprehur: “Ne si ministri e kemi marrë një kërkesë nga komuna e Malishevës për lejen e spërkatjes nga ajri dhe ne kemi kërkuar edhe një dokument shtesë, i cili na ka arritur sot në arkivin tonë që shpjegon se çfarë lloji i preparatit do të përdoret dhe ne me ekspertët tanë do ta analizojmë këtë çështje dhe do të dalim së shpejti me rezultate pozitive ose negative”.

Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk kanë dhënë ndonjë datë të caktuar se kur do të japin përgjigje, po apo jo, për spërkatje nga ajri. Mirëpo, ekspertët e shëndetësisë thonë se nga kjo spërkatje më shumë do të ketë dëme sesa dobi.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vdekjen e punëtorit që u rrëzua nga kati i tretë në Prizren

Një person është arrestuar të shtunën në Prizren si i dyshuar për vdekjen e një punëtori që ishte rrëzuar nga kati i tretë më...

Ashtu si Amarildo, Roberto Bakaj detyron kundërshtarin të dorëzohet

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harroë Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Lajmet e Fundit