11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Krasniqi: Legjislatura e fundit ishte më e mira

JakupKrasniqi-kuvendJakup Krasniqi vlerëson punën e legjislaturës së fundit. Sipas tij, puna që është bërë në Kuvendin e Kosovës gjatë mandatit të fundit, ka qenë më e mira ndonjëherë.

Ish Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasiniq, ka kundërshtuar zërat të cilët thonë se legjislatura e fundit ishte më e dobëta në historinë Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi në një fjalim në konferencën ndërkombëtare me temën “Së bashku për më shumë transparencë dhe përgjegjësi politike”, tha se të gjithë ata që kanë bërë një vlerësim negativ për përbërjen e fundit të Kuvendit, kanë marrë për bazë vetëm disiplinën e deputetëve, por jo edhe punën e përmbajtjen.

“Kemi dëgjuar këtyre ditëve se legjislatura e kaluar ishte, por unë them se nuk ka qenë krejt kështu. Nuk ka qenë institucion i mirë përfaqësues, dhe për këtë shkak, vërejtjet që kanë ardhur për këtë legjislaturë janë bazuar tek përfaqësimi dhe disiplina e deputetëve, por jo edhe te puna dhe përmbajtja”, ka thënë Krasniqi, raporton ‘Lajmi’.

Krasniqi tha se në bazë të punës që është bërë, legjislatura e kaluar mund të cilësohet si më e suksesshmja.

“Përndryshe, kjo legjislaturë, ngado që e marrim, mund të themi se është legjislatura më e suksesshme në miratimin e ligjeve, me gjithsejtë 222. Është legjislatura që më së shumti ka pasur debat përmbajtjesor në interes të qytetarëve, në interes të zhvillimit dhe të proceseve”, ka theksuar më tej ish-kryekuvendari i Kosovës.

Ai vlerësoi se gjatë mandatit të kaluar, Kryesia e Kuvendit ka qenë tolerante në caktimin e kohës për pyetje parlamentare. Mirëpo, sipas tij, fajin për mosgatishmëri për t’u përgjigjur e mbanë Qeveria dhe jo Kuvendi.

“Deputetët kanë bërë shumë pyetje parlamentare, por përgjegjësia për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve ka qenë e Qeverisë dhe jo e Kuvendit”, u shpreh ai.

Më Shumë

Policia shqiptoi 2601 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2298 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Fillon projektimi i rrugës Korishë- Kabash- Brezovicë

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar fillimin e projektimit të rrugës Korishë - Kabash - Brezovicë. “Bashkë me deputetë e aktivistë të...

Lajmet e Fundit