7.7 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Shpërthejnë përçarjet brenda PDK-së për listën e deputetëve

Thaci-qeveriaDoktori Fadil Beka, Zëvendësministri Nuredin Lushtaku e Justina Pula-Shiroka nuk janë në lisën e PDK’së. Beka ka thënë se nuk e di arsyen se pse është vendosur të emri i tij të mos jetë në listën e kandidatëve. Ndërkohë, Agim Çeku nuk është pajtuar me degradimin që i ka bërë PDK’ja me renditjen e emrit të tij si i 58 në listën e deputetëve.

Kirurgu Fadil Beka ka mbetur i habitur kur ka lexuar listën e deputetëve të PDK’së që do të garojnë në zgjedhjet nacionale.

Ai ka thënë se ende nuk e di se pse nuk është në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 8 qershorit.

“Nuk e di pse nuk jam i përfshirë në listën për deputet. Për momentin e di që po thonë se nuk jam në listë. Por, po thonë se lista nuk është definitive dhe ka mundësi të ndryshohet. Tjetër informacion s’kam. I propozuar jam por nuk e di pse ka ndodhur”, ka thënë Beka, për Express.

Pakënaqësi me listën e PDK’së kanë edhe anëtarë të tjerë të kësaj partie.

Kështu, Zëvendësministri Nuredin Lushtaku, po ashtu i propozuar për deputet nuk ndodhet në listën përfundimtare të PDK’së.

Ndërkohë, profesoresha e Fakultetit Ekonomik, Justina Pula-Shiroka ka konfirmaur se nuk ka dashur të jetë më pjesë e politikës.

“Nuk kam dashur dhe nuk kam qenë e interesuar të vazhdojë në politikë”, ka thënë Pula-Shiroka.

Por, ka edhe të atillë që janë në listë por nuk janë të kënaqur me renditjen që ua ka bërë Hashim Thaçi.

Ish-Kryeministri Agim Çeku ka paralajëmruar mundësinë e largimit nga PDK’ja pasi Thaçi e ka renditur si të 58 në listën për deputet.

Express ka provuar të kontaktoj me Çekun, por ai nuk është përgjigjur.

Më Shumë

U përkujtua 36-vjetori i Masakrës së Malishevës

Sot, në 36-vjetorin e Masakrës së Malishevës, u përkujtua me nderim dhe respekt vrasja e dy qytetarëve të Komunës së Malishevës, Hysni Mazreku dhe...

Spirale të lashta në shkëmbin e Kobajës në Vlashnjë të Prizrenit

Kameramani dhe fotografi Arben Llapashtica ka publikuar në Facebook disa foto, që sipas tij konsiderohet ndër më të lashtët në Kosovë. Bëhet fjalë për...

Lajmet e Fundit