8.3 C
Prizren
E enjte, 11 Dhjetor, 2025

AAK: PDK po dezinformon

AAK-logoAleanca për Ardhmërin e Kosovës(AAK) në Prizren ka demantuar PDK-në. Sipas këtij subjekti politik, asnjë anëtar i AAK-së nuk do të aderojë në PDK.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës- dega në Prizren demanton deklaratat e pabaza të Sekretarit për Marrëdhënie me Publikun të PDK-së në Prizren,Samir Hoxhës, se një numër i madh i anëtarëve të AAK-së pritet të aderojnë në PDK”, thuhet në reagim të AAK-së në Prizren.

“Anëtarësia e AAK-së në Prizren është ashtu siç ka qenë deri më tani dhe asnjë anëtar nuk ka paralajmëruar se do të largohet nga anëtarësia e kësaj partie, përkundrazi në radhët e AAK-së kanë aderuar mjaft anëtarë nga partitë tjera politike, e sidomos nga dega e PDK-së.Andaj kërkojmë nga qytetarët prizrenas që të mos u besojnë këtyre dezinformatave që shërbejnë si propagandë për fushatën zgjedhore, sepse shumë lehtë është të thuhet se një numër i madh i anëtarëve do të kalojnë nga njëra parti në tjetrën, por më mirë të dalin me emra e mbiemra, në mënyrë që të mos ngjallin pakënaqësi tek qytetarët”.

“Dega e AAK-së në Prizrën është në vlugun e punës në përgatitjet për fushatën zgjedhore në zgjedhjet parlamentare, pothuajse çdo ditë ka takime me anëtarë të saj dhe me kryetarë të nëndegëve, të cilët raportojnë se është duke u punuar maksimalisht në të gjtha drejtimet që në këtë fushatë AAK-ja të dalë fituese dhe se kandidatët për deputetë, të kandiduar nga dega e Prizrenit të arrijnë të hynë në Parlamentin e Republikës se Kosovës”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Rikthim spektakolar i kampionit: Trepça përmbys Bashkimin nga -15 në +7

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi u përball me një humbje të rëndë, pavarësisht një nisjeje të shkëlqyer, duke u mposhtur nga Trepça...

Para të dyshuara si të falsifikuara deponohen në ProCredit Bank të Prizrenit

Policia  në Prizren po hetojnë një rast të dyshuar për falsifikim të parave, pas raportimit nga një përfaqësues i ProCredit Bank. "Më 4 dhjetor, rreth...

Lajmet e Fundit