LDK: Me sondazhe të porositura dhe anonime nuk fitohet besimi i qytetarëve

Isa Mustafa LDKLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i dënon përpjekjet e qeverisë në largim, që nëpërmes sondazheve të porositura dhe anonime, po përpiqet të krijojë amulli tek qytetarët e Kosovës, të cilët janë përcaktuar për ndryshime në Kosovë dhe për ta dënuar me votë ata që me korrupsion, nepotizëm dhe pa transparencë kanë qeverisur deri më tani.
Sondazhi i paguar, i porositur dhe i publikuar të martën nga disa portale, sipas LDK-së, tregon për gjendjen e rëndë në të cilën është katandisur partia në pushtet dhe grupi i saj profiter, në prag të humbjes plebishitare që do ta përjetojnë më 8 qershor.

“I ftojmë të gjithë elektoratin e LDK-së si dhe gjithë qytetarët e Kosovës që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve që po bëhen në prag të zgjedhjeve nacionale, sepse kjo qeveri është duke numëruar mbrapshtë edhe 18 ditët e fundit që i kanë mbetur në pushtet”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK, duke u bazuar në sondazhet e vazhdueshme që nuk janë të porositura, duke u bazuar nga të dhënat që vijnë nga terreni, mbështetja e gjerë qytetare, mobilizimi i strukturave të saj dhe lidershipin e saj pakonkurrencë, e pret me qetësi ditën e zgjedhjeve dhe i bën thirrje oponentit të saj politik, PDK-së, që t’i ndërpresë përpjekjet për cenimin e procesit zgjedhor, duke e parë humbjen që po i afrohet.

“LDK i bën thirrje gjithë anëtarësisë së vet dhe qytetarëve që të sillen konform rregullave zgjedhore dhe i garanton ata se nuk do të tolerojë cenimin e asnjë vote të vetme. LDK iu bën thirrje vëzhguesve vendorë dhe të huaj, si dhe përfaqësive diplomatike në Kosovë, që të përcjellin nga afër gjithë procesin zgjedhor dhe i garanton ata se LDK, si pjesë e Partive Popullore Evropiane, duke qeverisur në ardhmen, do të instalojë praktikat më të mira demokratike për zgjedhje të lira, të cilat reflektojnë vullnetin e sovranit”, thuhet më tej në reagim.

Në fund, LDK thotë se vullneti i sovranit më 8 qershor është i ditur, “në mbështetje të listës së kandidatëve të LDK-së për deputetë dhe kryeministrit të ardhshëm, Isa Mustafa”.

Më Shumë

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Lajmet e Fundit