18.6 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Policia Komunale

Burim Ramadani AAKShkruan: Burim Ramadani

Ne do të themelojmë Policinë Komunale në shtatë qendrat e Kosovës. Në pjesën e parë të mandatit do të themelohet Policia Komunale e Prishtinës, ndërsa pas saj edhe Policia Komunale në Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë.

Mandati: Policia Komunale do të jetë organ ekzekutiv që ka për detyrë të kryejë funksione në shërbim të rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit dhe juridiksionit të komunës, që nuk janë në kompetencë të autoriteteve të tjera shtetërore.

Duke u bazuar në përgjegjësinë dhe mandatin e Policisë së Kosovës dhe njëkohësisht ngarkesës së madhe me detyra në baza ditore, që nuk përkojnë me mandatin e saj, Policia e Kosovës përballet me mungesë të personelit dhe shfrytëzim joracional të burimeve të saja. Për shkak të mbingarkesës dhe detyrave të natyrës së ofrimit të asistencave të ndryshme, Policia e Kosovës nuk është në gjendje t’iu përgjigjet me kohë kërkesave dhe thirrjeve të qytetarëve. Prandaj, kemi përgatitur konceptin për Policinë Komunale dhe do ta realizojë atë në qeverisjen e ardhshme.
Menjëherë, në vitin e parë, do të njxerrim Ligjin për Policinë Komunale dhe do të bëhen përgatitjet e nevojshmë për të krijuar këtë mekanizëm të ri institucional në shtatë qendrat kryesore të Kosovës.

Policia komunale detyrë primare do të ketë ruajtjen dhe mbrojtjen e rendit publik dhe zbatimit të aktiviteteve nën juridiksionin e komunave, por nuk do të kufizohet në:
1) Zbatimin efektiv të akteve të nxjerra nga Kryetari i Komunës dhe Kuvendit Komunal, e që kanë të bëjnë me sigurimin e rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjen e punëve publike.

2) Të marrë masa për ruajtjen e pasurisë të komunës si dhe të atyre që administrohen nga ana e saj.

3) Të sigurojë zbatimin e urdhërave të nxjerra nga Kryetari Komunës në lidhje me personat juridik e fizikë , që nuk plotësojnë konform ligjit detyrimet financiare e fiskale ndaj Komunës, si dhe çdo detyrim tjetër pasuror ndaj tyre.
4) Reagimin në rastet e shkeljeve ligjore për zënien e hapësirave publike apo tregti e paligjshme (ambulantë), vendosjen e reklamave, tendave, dëmtimin e sipërfaqeve të gjelbra, trotuareve, ndriçimit publik, ndotjen e mjedisit etj, si dhe ndëshkimin e kundërvajtësve me gjobë.
5) Në parandalimin, pezullimin dhe prishjen e ndërtimeve pa leje.
6) Ka detyrë të mbështesë Inspektoratin në zbatimin e vendimeve për prishjen e ndërtimeve pa leje, objekte që kanë penguar punimet në infrastrukturën rrugore.
7) Për lirimin e objekteve që janë pronë e komunës, kopshte, biblioteka, ish- ndërmarrje etj. të zëna nga persona të ndryshëm në mënyrë abuzive.
8) Konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve në drejtim të parkimit të automjeteve që nuk respektojnë kërkesat e ligjit, për rregullimin e trafikut.
9) Ndalimin e shitjes në rruge dhe lëmoshë-kërkuesve.
10) Paraqet kërkesat për nisjen e procedurës për shkelje (kundërvajtje), kallëzime për shkeljet ekonomike dhe padi penale, kryen realizimin e përmbarimeve.
11) Të mbikëqyrë respektimin e orarit të punës te objekteve hoteliere dhe objekteve të tjera që mund të prishin qetësine e qytetarëve.
12) Kontrolli nëse qytetarët bëjnë pastrimin e dëborës dhe akullit para shtëpive të tyre, ndërtesave dhe hapësirë komerciale.
Policia Komunale do të ruajë pronat publike nga shkatërrimin, dëmtimin (mbishkrime, grafite):
Ndërtesat publike (në pronësi të qytetit, organet shtetërore dhe ndërmarrjet publike, muzetë, shkollat etj,); Trashëgimia kulturore (monumentet, burime, skulptura etj.).
Mbrojtja e ambientit dhe parandalimi i shkarkimit të ujërave të zeza në vende publike: Ndëshkimi për ata që hedhin rrënoja dhe mbeturinave të tjera në një vend tjetër; Ndotësit e ujit, ajrit dhe tokës, ose ata të cilët bëjnë një zhurmë; Mbrojtjen e rezervateve e natyrës dhe zonat e mbrojtura.

Zbulimi i shërbimeve të taksive të paligjshme: Kontrolli nëse mjetete transportit publik respektojnë marrjen ose daljen e udhëtarëve nga pozicionet që janë të caktuara; Parandalimi i parkimit në vende ku ai ndërhyn me përdorimin e rrugës dhe të trafikut; Mbrojtja e shenjave të trafikut dhe dritat e trafikut.

Reagimi në raste të emergjencave: Në rast të emergjencave, të tilla si tërmetet, stuhitë, përmbytjet, policia komunale kanë një detyrim për t’u përgjigjur me shpejtësi derisa reagojnë pjesëtarët e institucioneve të tjera përgjegjëse për të vepruar në rrethana të tilla (AME, Policia, Ndihma e Shpejtë), dhe pastaj të sigurojë çdo ndihme të nevojshme.

Organizimi dhe funksionimi: Për organizimin dhe funksionimin e policisë komunale parashihet hartimi dhe miratimi i Ligjit për Policinë Komunale. Numri maksimal i zyrtarëve të Policisë Komunale do të përcaktohet me akte nënligjore, bazuar në standardet e pranuara demokratike. Policia Komunale do të udhëhiqet nga Drejtori i Policisë Komunale, i cili do t’i përgjigjet Kryetarit të Komunes. Policia Komunale do të nga Qeveria në fazën e parë, pastaj nga nga Komuna. Trajnimi i tyre do të bëhet konform standardeve minimale të përcaktuara nga Bordi për Standarde Minimale i Akademise për Siguri Publike në kuadër të MPB-së. Policia Komunale ka uniformën e saj të ndryshme nga ajo e Policisë së Kosovës. Zyrtarët e saj kanë shenjën dalluese dhe numrin personal. Zyratërt e Policisë Komunale pajisen me armë. Pajisja me armë, mënyra e ruajtjes dhe e mbajtjes së saj rregullohet me akte të Ministrit të Punëve të Brendshme.
Ky koncepti i Aleancës për Policinë Komunale. Shpejtë do të bëhet Ligj dhe do të funksionalizohet.

(Autori është Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe udhëheqës i Departamentit për Sundimin e Ligjit në AAK)

Më Shumë

Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin, dështon transferimi

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin. Klankosova.tv merr vesh që futbollisti kosovar me nënshtetësi zvicerane, nuk e ka kompletuar kalimin nga...

Komuna e Prizrenit apelon për kujdes ndaj zjarreve

Për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë që po mbizotëron në rajon, Komuna e Prizrenit ka ngritur alarmin për rrezikun në...

Lajmet e Fundit