19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Jahjaga: Askush nuk mund të jetë mbi ligjin

Jahjaga per korrupcionPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka theksuar se luftimi i korrupsionit mbetet një ndër pengesat më të mëdha në përparimin drejt integrimeve euroatlantike. Në këtë drejtim, ka shtuar ajo, sistemi i drejtësisë mbetet hallka më e rëndësishme në këtë proces.

“Askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Duam sistem të dinjitetshëm të drejtësisë, me njerëz të aftë dhe të gatshëm ta zbatojnë ligjin dhe me shoqëri që i respekton ligjet”, ka deklaruar presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit.

Presidentja Jahjaga, ka vlerësuar se Kosova ka hyrë në një fazë të rëndësishme të shtetësisë së saj, kur krahas konsolidimit ndërkombëtar po bënë përpjekje për të ndërtuar një shoqëri me vlera demokratike, të bazuara në respektimin e rendit dhe të ligjit.

“Ne duhet të kthejmë besimin e qytetarëve tanë në institucione dhe t’u japim llogari për qeverisjen tonë. Ky besim arrihet duke garantuar që liritë dhe të drejtat e qytetarëve tanë, kudo në Kosovë, nuk do të cenohen nga krimi”, ka thënë Jahjaga.

Sipas Jahjagës, drejtësia duhet të jetë e pavarur plotësisht, e pandikuar politikisht por e aftë profesionalisht dhe e gatshme për të vepruar në çdo kohë për të mirën e qytetarëve dhe të shtetit në përgjithësi.

“Kosova nuk ka shumë kohë për të humbur, sepse procesi i integrimeve euroatlantike varet nga vetë ne; nga vullneti, puna dhe angazhimi ynë për të dëshmuar se jemi të gatshëm dhe të guximshëm për të ndërmarrë hapat më të rëndësishëm për shtetin dhe shoqërinë tonë”, ka thënë Jahjaga.

Më Shumë

Latifi nderon dëshmorët dhe martirët në Dejnë dhe Dobidol

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nderuar dëshmorët dhe martirët në Dejnë dhe Dobidol. “Në Dobidol, u përulëm me respekt të lartë para...

Kapet me drogë një person në Prizren, i konfiskohet edhe një thikë

Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti është kapur me drogë. Atij i është konfiskuar edhe një thikë, një peshore digjitale dhe një...

Lajmet e Fundit