14.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Mustafa në Dragash: “Ju ofrojmë planin e ekonomistëve dhe jo të historianit”

IsaMustafa-suharekeI nominuari i LDK-së për kryeministër të Kosovës, Isa Mustafa, të premten qëndroi në trevën e Opojës së Dragashit, me qëllim shpalosjen e programit të tij për turizëm, bujqësi dhe blegtori. Mustafa premtoi në këtë tubim se Qendrat turistike, për të cilat tha se janë projektuar nga ish-pushteti i LDK-se në komunën e Dragashit, do të realizohen nga qeveria që ai do ta drejtojë. Gjithashtu, Mustafa premtoi se do të hapë rrugën, Prizren – Tetovë, por paraprakisht do ta shtrojë me asfalt rrugën 14 kilometërshe, Zaplluxhe – Prizren.

Fermerëve nga Opoja, Mustafa iu premtoi se, me qeverisjen e tij, do t’i subvencionojë prodhimet e qumështit për 100%.

“Nëse një fermer, aktualisht e shet litrën e qumështit për 30 centë, po aq do të subvencionohet nga qeveria. Gjithashtu, ne do t’i subvencionojmë fermerët për çdo kokë bagëtie, nëse ata kanë minimum 5 krerë, sikurse që do të subvencionohen edhe ata që mbjellin tokën. Fokusi i qeverisjes sime do të jetë rritja e prodhimit të qumështit, pasi që aktualisht Kosova mbulohet vetëm 30% me prodhime vendore të qumështit”, ka premtuar Mustafa, sipas të cilit, plani bazë i qeverisjes së LDK-së mbetet ekonomia,transmeton Radio Sharri.

“Ne kemi një plan ekonomik, të përpiluar nga ekonomistët dhe jo nga historianët”, ka thënë Mustafa, duke aluduar tek kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, i cili gjithashtu po e shpalos planin e tij ekonomik, duke premtuar punësimin e 200 mijë personave, brenda mandatit të ardhshëm katërvjeçarë.

I shoqëruar edhe nga dy kandidatët nga komuna e Dragashit, Durak Salihu dhe Hatim Baxhaku, si dhe nga anëtarët e kryesisë qendrore, kreu i LDK-së ka vizituar edhe Zyber Kryeziun nga fshati Kapre, i njohur si komandat Baci.

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

  Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më...

Vashat e Bashkimit shkëlqejnë në Prizren – fitore spektakolare ndaj Prishtinës

Vashat e Bashkimit shënuan një fitore të jashtëzakonshme 104:58 ndaj Prishtinës në një ndeshje të xhiros së 18-të të Superligës së Femrave, e zhvilluar në...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit