Kur kam edhe kur s’kam

Skender Berisha

 

Njësoj jam kur kam edhe kur s’kam

se ti më vjen pranë e më pranë
dehet kush dehet rakia kërkund
del e bardha dritë ti më lëkund

pehatet erës molla e vjetër
dikur ti ma nis një këngë tjetër
që zgjat sa deri te dita e gatitur
në të ti gjithnjë je e përtëritur

këndellem edhe unë për natën
që e pres me drithma të reja
kur vishet xhamit te penxhereja
ndalem e mat gëzimin që patëm

njësoj jam njësoj kam pak e arrij shumë
veç pakëz hare ma merr nata
ma kthen ti kur kridhem nën flokët e gjata
hesht ti hesht unë zgjatet udha djersë një lumë.

Skender Berisha

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit