25.1 C
Prizren
E premte, 13 Qershor, 2025

Këshilli Organizativ në Malishevë për shënimin e festave të qershorit mbajti takimin e parë

keshilli organizativ ne malsihevKëshilli Organizativ për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevë, i formuar ditë më parë nga Kuvendi i Komunës dhe i udhëhequr kryetari i Komunës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të punës, ku është biseduar me të gjithë anëtarët e këtij këshilli për organizimin e datës më të rëndësishme për Malishevën.

“Kryetari dhe Qeveria Komunale, do të jenë të angazhuar maksimalisht, gjatë këtyre ditëve, për organizimin sa më të mirë të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Malishevës, ndërsa nga ju kërkoj që të jepni propozimet dhe mendimet e juaja, për formën e organizimit, për çmimet tradicionale dhe për çështje tjera që kanë të bëjnë me organizimin e kësaj date”, tha mes tjerash kryetari i Malishevës dhe kryetari i Këshillit Organizativ, Ragip Begaj.

Nga ana tjetër, të gjithë anëtarët e këtij këshilli, që ishin prezent në mbledhjen e parë, u dakorduan që të angazhohen maksimalisht, në mënyrë që organizimi të jetë sa më madhështor, për ditën më të shenjtë për Malishevën, ditë e cila lidhet me datën e rënies së dëshmorit të parë më 16 qershor 1998, ditën e çlirimit të Malishevës më 16 qershor 1999 dhe rënies së dëshmorit të fundit më 16 qershor 1999.

Ndërsa përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, tha se policia do të jetë e angazhuar dhe e përkushtuar që çdo gjë të shkoj mirë dhe të mos prishet atmosfera festive.

Anëtar të këshillit organizativ, janë: kryetari i Komunës së Malishevës, kryesuesi i KK të Malishevës, përfaqësues të partive politike, të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, shoqëria civile dhe Policia e Kosovës.

 

Më Shumë

Fundjava shënon fluksin më të madh në Pikën Kufitare të Morinës, mbërrijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares Shqiptare

Fundjava ka sjellë fluksin më të madh të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinës për këtë sezon veror, me rreth 56 mijë qytetarë që...

Katër ditë pa ujë në lagjen “Arbanë” të Prizrenit – “Hidroregjioni Jugor” në kërkim të defektit në rrjet

Banorët e lagjes "Arbanë" në Prizren po përballen me mungesë uji prej katër ditësh, si pasojë e një defekti të paidentifikuar në gypin furnizues...

Lajmet e Fundit