Mbi 90 botues në Panairin e Librit

Panairi librit-ShkupPritet të marrin pjesë mbi 90 botues nga Kosova dhe vendet rajonale. Panairi i 16 i librit i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, këtë vit do të zgjasë për tre ditë radhas, ndërsa në kuadër të këtij edicioni do të prezantohen rreth 1200 tituj të ri librash dhe rreth 4000 mijë tituj të tjerë nga librat e botuar viteve të fundit.

Në kuadër të kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore për vendin do të ketë një varg aktivitetesh të rëndësishme, ndërsa sipas organizatorëve këto ngjarje përkojnë me përvjetorë të rëndësishëm të personaliteteve letrare shqiptare dhe atyre botërore siç janë: 450-vjetori i lindjes së Shekspirit, 200-vjetori i lindjes së Jeronim de Radës,170-vjetori i lindjes së Zef Serembes,140-vjetori i lindjes së Shtjefën Gjeçovit e autorëve të tjerë të mëdhenj.

Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në kuadër të panairit

Më Shumë

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Nënkryetarja e Suharekës merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të...

Lajmet e Fundit