19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Hapet panairi tradicional i librit “Prishtina 2014”

Panairi librit-ShkupMbrëmë, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, u hap edicioni i 16-të, i panairit tradicional të librit “Prishtina 2014”, në të cilin po marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Në këtë festë të përvitshme të librit, mori pjesë ministrja e Kulturës e Shqipërisë Mirela Kumbaro, e cila tha se ka qenë vizitore e rregullt e panairit në Prishtinë.

Për të 16-tën, herë me radhë filloi festa e librit në Pallatin e Rinisë, ku në ceremoninë zyrtare të hapjes u mblodhwn shtëpitë botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Në emër të Shoqatës së botuesve të Kosovës, të gjithë punonjwsit e industrisë së librit i përshëndeti shkrimtari, Daut Demaku.

“Panairi i 16-të, po rritet dhe po e ruan mirë traditën. Sivjet kemi 100 botues, me mbi 1 mijë e 100 tituj të rinj dhe afërsisht 7 mijë tituj të ekspozuar në stendat e panairit”.

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, tha se ka qenë vizitore e rregullt e panairit në Prishtinë, me dëshirën për të mos humbur në asnjë rast, takimin me librat, e sidomos kur është festa e librit:

“ Kur ky takim ndodh në Prishtinë, nuk është vetëm takim librash, por është edhe takim zemrash, sepse për mua, ndodhemi pikërisht në hapësirën pa kufij, kur lexuesit dhe autorët qarkullojnë nga mendja në mendje, me idetë e tyre dhe me vlerat e tyre.

I ftuar special në këtë panair është dhe shkrimtari i ri francez Edouard Louiz, me romanin “Mori fund Edii Belegy”, I cili u shit në 170 mijë kopje brenda një kohe të shkurtër dhe po e përgatit edhe në 15 gjuhë të tjera. Panairi i librit do të jetë i hapur deri më 8 qersh

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Tyrhan (Rifat) Kosova, mjek i njohur në Prizren

Ka ndërruar jetë Dr. Tyrhan (Rifat) Kosova nga Prizreni. Ai ka ndërruar jetë më 2 shtator 2024, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në...

Moti sot me diell e riga shiu, temperaturat deri në 31 gradë

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të shkojnë deri në 31...

Lajmet e Fundit