11.2 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Libri i bërë nga lëkura e njeriut

Libri nga lekura e njeriutNë depot e universitetit amerikan të Harvardit është zbuluar një libër, për kopertinën e të cilit është përdorur lëkura e njeriut. Studiuesit kanë arritur në një rezultat të tillë pas një sërë analizash së kryera. Libri me titull “Fati i Shpirtit” (Des Destinees de l`ame) është shkruajtur nga Arsene Houssaye në shekullin 19.

Në universitetin amerikan pohojnë se në testet e kryera për këtë libër të veçantë janë përdorur pjesë të imta nga kopertina e tij. Gjithashtu, një tjetër fakt i rëndësishëm është një fjali e shkruajtur në brendësi të librit ku thuhet se: “Një libër për shpirtin e njeriut, meriton një lëkurë njeriu”.

“Po të shikosh më vëmëndje, në kopertinën e librit vihen re poret e lëkurës së njeriut”, thotë mjeku Ludovic Bouland. Sipas Bouland, për kopertinën e librit është përdorur lëkura e një gruaje me probleme mendore, e cila kishte ndërruar jetë si pasojë e një infarkti. Lëkura e përdorur është marrë nga pjesa e shpinës së gruas.

Libri është bërë pjesë e arkivës së universitetit prestigjoz në fillimin e viteve 1930. Universiteti i Havardit ka deklaruar se nuk ka në përbërjen e tij libra të së njëjtës natyre dhe dy raste të tjera në të cilat dyshoheshin se ishte përdorur lëkura e njeriut nuk kanë rezultuar pozitive. Megjithatë, përdorimi i lëkurës së njeriut në kopertinat e librave nuk ka qënë shumë e rrallë në shekullin e 19.

Më Shumë

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Drini i Bardhë sfidon liderin në Mitrovicë

Drini i Bardhë do të përballet në transfertë me liderin e Ligës së Dytë, Mitrovicën, në kuadër të javës së 29, raporton PrizrenPress. Mitrovica kryeson...

Lajmet e Fundit