11.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

LDK: U konfirmuam si partia më e madhe në vend

Mustafa-Beqiri14Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, pas mbledhjes së Kryesisë, ka thënë se e vlerëson procesin e djeshëm zgjedhor për Kuvendin e Kosovës.

LDK thotë se e çmon lart kulturën e sjelljes së qytetarëve të Kosovës gjatë gjithë procesit, ndërsa ka falënderuar institucionet që e kanë përgatitur dhe administruar procesin.

“Lidhja Demokratike e Kosovës falënderon të gjitha strukturat e saj, të gjithë aktivistët, si dhe komisionerët dhe vëzhguesit që me punën e tyre ndihmuan për një proces të rregullt zgjedhor. Lidhja Demokratike e Kosovës falënderon të gjithë votuesit e saj, të cilët edhe një herë, me votën e tyre, e mbështetën fuqimisht LDK-në”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

“Me votën e fituar si parti që ka garuar e vetme në zgjedhje, LDK-ja u konfirmua si partia më e madhe në vend”, thuhet më tej në komunikatë.

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se do të respektojë vullnetin e votuesve të saj në të gjitha vendimet që do të marrë, ndërsa thekson se do të presë certifikimin e rezultateve nga ana e KQZ-së për të dalë me një qëndrim përfundimtar rreth ecurisë së procesit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familjes së 3-vjeçares që vdiq nga shembja e murit në Qendrën Historike të Prizrenit

Ka marrë epilog procesi gjyqësor në procedurë civile pranë Gjykatës Themelore Prizren– dega në Suharekë, për rastin e 3-vjeçares Xh.G., e cila kishte vdekur...

Rikthehet “Komedia e Zezë” në Teatrin e Prizrenit

Sonte, me fillim nga ora 20:00, në skenën e Teatrit të Qytetit 'Bekim Fehmiu' në Prizren do të rikthehet shfaqja “Komedia e Zezë”, një...

Lajmet e Fundit