19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Çka pas zgjedhjeve?

Blerim RrecajShkruan: Blerim Rrecaj

Zgjedhjet shkuan si shkuan dhe tash edhe rezultatet po dihen ndonëse pritet të bëhen zyrtare e të certifikohen. S’dimë se pse po vonohen se…Tash të freskëta i kemi ato që ndodhën. Një mal dromcash e detajesh. Tubime, fjalime, premtime…Frymëmarrje më e lehtë në fshat e në qytet aty këtu vetëm ndonjë poster i ngjitur ilegalisht. Ndonjë kartëvizitë e dhuruar a nga ndonjë kandidat dikush ta bën me gisht. Dikush doli e dikush s’doli, përqindja e votuesve thanë të jetë 43. Për dikë e madhe për dikë e vogël. Për dikë e pritur e për dikë e papritur. Dikush edhe mund t’i kontestojë këto zgjedhje. Ka a s’ka të drejtë?! Dikush iku për kurbet pa votuar, dikush erdhi dhe hodhi kokrrën në kuti. Pa ç’na u kujtuan dhe ca këngë që i këndojnë kësaj problematike si kënga “Kandidati” e Vëllezërve Lleshi ose kënga “Kokrra” e Faraonit G. Por edhe tregime, fabula, shkrime të tjera se gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi si sot e si ngahera. Dikush ditën festive të zgjedhjeve kërkon ndonjë borxh sepse duhet shtyrë kjo jetë e vështirë.

Dikush nga  Durrësi a në ndonjë copë bregdeti  nuk harroi të lajmëroi me anën e ndonjë fotografie në facebook se “mori azil” për t’u freskuar së paku  derisa të mbyllen qendrat e votimit. Përfundi fotografisë mund të lëmë edhe fjalinë: “Le të jetë ky një hap tjetër përpara e le të ecin shqiptarët drejt formulës: Një komb- një palë zgjedhje!”  Thanë se nuk votoi as Adem Demaçi.

Pamë një intervistë në Ora news të Koço Danaj me titull: “Këto janë zgjedhjet e fundit që Kosova i bën vetë”, sepse sipas tij “Hapi tjetër është bashkimi me Shqipërinë që është dhe plani B i SHBA-së.” Danaj tha dhe të tjera gjëra. Se pas këtij hapi s’do t’i duhen më Kosovës njohjet e as ushtria se këto kur të bashkohemi do të na thonë ju jeni një, ju jeni Shqipëria. U thanë e po thuhen e stërthuhen shumë gjëra por kjo nuk është e tëra. E lule e dritë kishte qenë fushata e emocionet në krahasim çfarë na solli çfarë pasfushata po bëhet për koalicionet e (pa)mundura. Analistët që po arsyetohen për parashikimet që nuk u dolën as këtë herë edhe këtë njëherë kanë ripushtuar televizionet, mbase dhe kanë marrë dhoma me qera brenda objekteve televizive për të riparashikuar për formimin e qeverisë së re, pasi kryepyetja që ju bëhet nga jaranët e tyre gazetarët moderatorë është: Kush me kë? Të shohim të presim…

Më Shumë

Sonte Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë synojnë ta nisin me fitore

Kombëtarja shqiptare sonte përballet me Ukrainën, në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kombeve. Ukrainasit dhe kuqezinjtë do të ballafaqohen në stadiumin...

Ndërron jetë në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Ligës Premier

    Ish-mbrojtësi i klubeve angleze si Leicester City, Cardiff City dhe Leeds United, Sol Bamba ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare.   Bamba ka qenë një punonjës...

Lajmet e Fundit