NISMA: T’i kthehemi punës

Nisma  e LimajtNisma për Kosovën, nëpërmjet një komunikate për media, falënderon të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj. Nisma thotë se fitorja e madhe që lidhet me shkallën e lartë të kulturës demokratike në zgjedhjet e 8 qershorit, u kurorëzua me Marrëveshjen e spektrit partiak.
Nisma, fton qytetarët që festa t’ia lë vendin punës.

Njoftimi i plotë:

Të dashur anëtarë, simpatizant dhe mbështetës të NISMËS për Kosovën.
Fitorja e madhe që lidhet me shkallën e lartë të kulturës demokratike që dëshmuam si komb në zgjedhjet e 8 qershorit u kurorëzua me Marrëveshjen e spektrit të gjerë partiak që përfaqëson shumicën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ne e kuptojmë se realizimi i këtyre dy qëllime të mëdha ju dha gëzimin aq shumë të pritur dhe shpresën për një Kosovë NDRYSHE!
Pas manifestimit të gëzimit anë e kënd Kosovës ju lusim që t’u ktheheni angazhimeve të përditshme dhe ky entuziazëm të orientohet në punët e mëdha që na presin!
Duke ju falënderuar përzemërsisht për tërë mbështetjen që na e keni dhënë, prej fillimit e deri tani, Kryesia e NISMËS për Kosovën ju Uron realizimin e angazhimit tuaj për fillimin e procesit për një Kosovë NDRYSHE!
Fitoret e deritanishme janë merita e juaj!

NISMA për Kosovën

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit