11.6 C
Prizren
E shtunë, 18 Tetor, 2025

Limaj: Kthimi në pikën zero, pas dialogut, i papranueshëm

Fatmir Limaj 230Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga protestuesit që t’i ndalin protestat në Mitrovicë dhe t’i hapet rruga dialogut.

“Sot, si rezultat i rritjes së tensioneve ditëve të fundit, në veri të vendit ka shpërthyer dhuna e cila është e papranueshme”, shkruan Limaj në Facebook.
“Është e rëndësishme dhe bëjmë thirrje tek qytetarët që protesta të ndalet dhe të i hapet rrugë dialogut”.

“Personat me peshë publike të vetëpërmbahen nga përdorimi i gjuhës së fortë sepse gjuha e fortë dhe veprimet e pakontrolluara nuk do të kontribuojnë aspak në përmirësimin e situatës”.

“Autoritetet e rendit dhe sigurisë të jenë në nivel të detyrës dhe të parandalojnë eskalimin e mëtutjeshëm të gjendjes”.

“Është e papranueshme që edhe pas tri vjet të dialogut të kthehemi në pikën zero, sikurse është e papranushme që të përdoren qytetarët Serb të Kosovës”.

“Politika e kontrollit dhe instrumentalizimit të qytetarëve serb të Kosovës nga ana e Beogradit duhet të ndalojë sa më shpejt sepse kjo i dëmton rendë arritjet e deritashme dhe përpjekjen dhe punën e bërë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të kthyer ligjshmërinë dhe rendin në Veri të vendit”.

“Veprimet e ditëve të fundit janë hapa prapa dhe nuk kontribojnë aspak në zgjidhjen e problemeve por vetëm sa i rëndojnë ato.

Si shtet dhe shoqëri kemi treguar dhe dëshmuar se ndajmë perspektivën evropiane ku liria e lëvizjes është e drejtë bazike dhe themelore”.

“Vendosja e pengesave dhe barrierave në lirinë e lëvizjes është në kundërshtim të plotë me sjelljen e një vendi i cili negocion për anëtarësim në BE”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia ndalon dy persona në Prizren – dyshohet se kishin bërë pazare me vota për 120 euro

Dy persona janë shoqëruar në polici pasi u kapen duke bërë pazar me vota në Prizren. Sipas njoftimit të policisë është tentuar të shitet...

Debutim dinjitoz i Bashkimit në FIBA Europe Cup

Bashkimi debutoi në grupet e FIBA Europe Cup. Nënkampioni i Kosovës pësoi nga Cibona në Kroaci me rezultat 93:79 (18:22, 29:19, 27:15, 19:23), raporton...

Lajmet e Fundit