19.5 C
Prizren
E mërkurë, 12 Mars, 2025

Serwer: Vetëvendosje mund të ndryshojë qëndrimin për dialogun

Daniel SerwerAnalisti Daniel Serwer në një bisedë për Express ka thënë se Vetëvendosje mund të ndryshojë qëndrimin rreth dialogut me Serbinë. Serwer ka thënë se secila qeveri që do të formohet në pajtim me Kushtetutën do të mbështetet nga ndërkombëtarët. Analisti amerikan ka thënë se e ka befasuar refuzimi i LDK’së AAK’së dhe NISMA’s për bashkëpunim me Thaçin.

Analisti Daniel Serwer në një intervistë të shkurtër për Express, nëpërmjet postës elektronike, ka thënë se koalicioni ndërmjet LDK’së, AAK’së, dhe NISMA’s e ka befasuar për faktin se këto parti në të kaluarën kanë menduar ndryshe.

“Jam i befasuar sikur secili për shkak të mënyrës se si kanë menduar ato para vendimit” ka thënë Serwer.

Por se kush do ta bëjë qeverinë tani do të vendos Gjykata, thotë Serwer.

I pyetur nëse bashkësia ndërkombëtare do ta mbështeste një Qeveri me Ramush Haradinajn Kryeministër dhe Vetëvendosjen në të, Serwer, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare do të mbështesë secilën qeveri që formohet në pajtim me Kushtetutën.

“Ndërkombëtarët do të mbështesin secilën qeveri që formohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”

Duke komentuar rreth rolit të VV’së dhe qëndrimet e saj në raport me dialogun me Serbinë, ai ka thënë se Vetëvendosje mund të ndryshojë qëndrimin.

“Nuk ka qenë gjithmonë konstruktive në të kaluarën. Por tani kanë ndryshuar pak pozicionin dhe mund të ndryshojë edhe më, pavarësisht se a është brenda apo jashtë qeverisë. Përgjegjësitë e qeverisjes janë të ndryshme nga ato të opozitës” ka thënë ai

Më Shumë

Shtatë muaj pas vërshimeve, Qeveria nuk i ka ndarë buxhet Dragashit

Janë bërë 7 muaj nga vërshimet të cilat Dragashin për pak ditë e bënë vend të pajetueshëm, me mbi 1.2 milion euro dëme në...

Prizreni i bashkohet “Natës së zjarreve”, ndizen flakadanë në nderim të Epopesë së UÇK-së

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se në nderim të përvjetorit të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kanë ndezur flakadanë në qytet. Në një...

Lajmet e Fundit