-0.7 C
Prizren
E martë, 18 Shkurt, 2025

‘EC Ma Ndryshe’: Qytetet e Kosovës jorezistente ndaj humbjes së kujtesës kolektive

ECMaNdryshe14-25Në mbrëmjen e 24 qershorit 2014 (e martë) në Prizren u diskutua për potencialin e aktivizmit kulturor për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në qytetet e Kosovës. Në forumin e diskutimit “Trashëgimia kulturore dhe aktivizmi” organizuar nga “EC Ma Ndryshe”, folën Vesel Hoxhaj nga Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit, Rozafa Basha nga “EC Ma Ndryshe”, Eliza Hoxha, arkitekte dhe Hasan Hoti nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, ndërsa ai u moderua nga Fisnik Minci, gazetar i “Koha Ditore”.

Gjatë forumit, panellistët dhe pjesëmarrësit diskutuan mbi nevojën dhe mënyrat e organizimit qytetar për t’i mbrojtur qytetet e Kosovës nga degradimi urban.

“Konstatimi qendror i diskutimit ishte se niveli i aktivizmit qytetar është shumë i vilën në raport me shkallën e degradimit të qyteteve, me theks të veçantë në shkatërrimin e trashëgimisë kulturore. Panelistët dhe pjesëmarrësit e forumit reflektuan mbi përvojat e tyre të organizimmit qytetar, duke i rikonfirmuar kufizimet e ndryshme që vijnë si formë e presionit politik dhe nga grupet ekonomike të interesit. Një nga dimensionet shqetësuese u tha të jetë tejpolitizimi i trashëgimisë kulturore nga viti 2004 dhe perceptimi i qytetarit si kanosës ndaj monumenteve. Një pjesë ee konsiderueshme e diskutimit iu kushtua humbjes së kujtesës kolektive të qyteteve të Kosovës si paaftësi e qytetarisë për t’i rezistuar dinamikave të egra dhe të pakontrolluara të urbanizmit. Ky lloj i urbanizmit të egër shpesh shfaqet si ndërtim pa leje dhe shkatërrim i së vjetrës për të akomoduar interesa afariste. Panelistët që vinin nga autoritetet shtetërore të trashëgimisë e konfirmuan edhe një herë problemin e zbatimit të ligjit dhe mungesën e koordinimit intitucional për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ndër tjerash, diskutimi nxorri në pah se një pjesë e përgjegjësisë për degradimin e qyteteve i takon edhe profesionistëve të planifikimit urban dhe trashëgimisë kulturore”, tha drejtori ekzekutiv OJQ “EC Ma Ndryshe”, Hajrulla Çeku. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Viktima e vetaksidentit në dalje të autostradës në Prizren është 53-vjeçar

Një vetaksidenti me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në dalje të autostradës "Ibrahim Rugova" në Prizren. Rasti është konfirmuar edhe nga policia. Klankosova.tv mëson se viktima e...

Trump uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë: Lidhjet tona janë të forta

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar presidentes Vjosa Osmani një letër urimi për 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë...

Lajmet e Fundit