22.8 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Zgjohu: Tregoni fakte për rastin “Monstra”

 

Zgjohu-logoLëvizja qytetare “Zgjohu” ka reaguar ndaj dënimit të 6 shqiptarëve me dënim të përjetshëm në rastin “Monstra”.

Përfaqësues të kësaj lëvizje kanë kërkuar që të paraqiten fakte dhe prova që implikojnë të dyshuarit në vrasje.

Përfundimi i këtij rasti, thuhet në kumtesën e lëvizjes Zgjohu!, u vulos qysh në fillim kur të dyshuarit u shpallën terrorist ende pa filluar faza e hetimit.

“Satanizimi i të dyshuarve vijoj me fjalën e hetuesës famkeqe Geshkovska e cila në mënyrë skandaloze kërkoi dënim kapital duke e arsyetuar këtë kërkesë me trillime dhe shpfije ndaj të dyshuarve, por edhe kombit shqiptar.

Dje, ‘gjykata e pavarur’ veçse e finalizoi këtë skenar. Dje u qartësua edhe arsyeja e mosreagimit të Këshillit të Prokurorëve Zgjohu! pas denoncimit tonë ndaj Geshkovskës. Verdikti maksimal për një krim në të cilin nuk është gjetur as arma me të cilën është kryer akti dhe ku nuk dihet motivi i vrasjes makabre të të rinjve sjell dyshime maksimale rreth kredibilitetit të gjykatës, prokurorisë dhe në përgjithësi sistemit gjyqësor në vend.

Lëvizja Zgjohu! kërkon drejtësi për dorasit e vërtetë. Zgjohu! kërkon të prezentohen dëshmitë mbi të cilat u dënuan 6 persona me burg të përjetshëm.

Zgjohu! kërkon ekspertizë ndërkombëtare për këtë gjykim skandaloz. Zgjohu! fton edhe monitoruesit e OSBE që të prononcohen rreth këtij vendimi të gjykatës.

Lëvizja Qytetare Zgjohu! i fton të gjithë organizatat vendore dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shqiptare dhe maqedonase dhe të tjera, që të ngrejnë zërin fort në mbrojtje të së drejtës dhe dinjitetit të të akuzuarve në këtë rast”, thuhet në kumtesë.

Më Shumë

Refuzohet rregullorja për shpronësim në Suharekë, reagojnë ashpër ndërtuesit

Asambleja Komunale e Suharekës ka refuzuar për herë të dytë miratimin e rregullores për shpronësim, duke shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësues të kompanive...

QKMF në Prizren ofron shërbime laboratorike edhe të shtunave për bashkatdhetarët

Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për bashkatdhetarët që kthehen në vendlindje gjatë sezonit veror, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë...

Lajmet e Fundit