7 C
Prizren
E premte, 23 Janar, 2026

Gjyqtari amerikan në Kushtetuese i jep përparësi Koalicionit LDK-AAK-Nisma

Robert CarolanNjëri nga gjyqtarët e Kushtetueses nuk është pajtuar me vendimin e sotëm. Gjykatësi Robert Carolan nuk është pajtuar më shumicën e gjykatësve dhe beson se ata kanë vendosur gabimisht për arsyet e mëposhtme:

Sipas Gjykatësit Carolan, neni 84.14 dhe 95.1, për të cilat Presidentja kishe dyshime, janë në përputhje me njëra tjetrën.

Sipas tij, nuk duhet të përzihet ligji për zgjedhjet me kushtetutë pasi që ligji për zgjedhje rregullon zgjedhjet si dhe kush mundet të marrë pjesë në zgjedhje e jo zgjedhjen e kryeministrit, ndërsa kushtetuta e përcakton koalicionin, raporton KTV.

Sipas tij, koalicioni është “një grup i njerëzve, grupeve apo vendeve që janë bashkuar për një qëllim të njëjtë”, pra nuk është e domosdoshme që të jetë koalicion parazgjedhor. Po ashtu ai thotë se edhe kjo kushtetutë sikurse korniza kushtetuese e UNMIK-ut nuk kërkon që koalicioni të jetë i regjistruar ose të ekzistojë para zgjedhjeve.

“Në katër parë zgjedhjet parlamentare paraprake asnjë parti politike nuk e ka fituar shumicën në Kuvend dhe secilën herë në këto katër raste është propozuar kandidati për kryeministër nga koalicioni i krijuar pas zgjedhjeve”, thotë Carolan.

Ai precizon se duhet lexuar mirë Kushtetuta ku thuhet se shumica e deputetëve duhet të votojnë kryeministrin dhe nëse kjo nuk ndodh në dy runde të votimit në Kuvend, atëherë duhet të shpallen zgjedhjet parlamentare.

Më Shumë

Vjedhjet brenda llojit – Cilëve kandidatë iu hoqën më së shumti vota pas rinumërimit në Prizren?

Ka përfunduar rinumërimi i votave të 235 vendvotimeve të komunës së Prizrenit, rinumërim të cilin e kishte kërkuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas dyshimeve...

Luan Durmishi hyn në garë për San Marinon në Eurovision 2026

Këngëtari shqiptar Luan Durmishi ka hyrë zyrtarisht në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision Song Contest 2026. Ai po merr pjesë në...

Lajmet e Fundit