34 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

“Rona Nishliu Award”, për performancën më të mirë vokale

RonaNishliu-Eurovision12Zëri dhe paraqitja e saj në Eurosong 2012, e që përfundoi me vendin e pestë dhe rekordin shqiptar deri tani, duket se ka lënë gjurmë në festival. Potenca dhe klithma artistike e Rona Nishliut ka bërë që wiwiblogs, një prej portaleve si pikë reference për festivalin e madh të krijojë një çmim special që mban emrin “Rona Nishliu Award”, ky për vokalin më të mirë të secilit edicion.

Ruth LorenzoRuth Lorenzo, këngëtarja që sivjet përfaqësoi shtetin spanjoll dhe pati një performancë e tëra e lagur me një mesazh për të vallëzuar në shi është fituesja e sivjetme e këtij çmimi. Ruth ka marrë 1288 vota në këtë portal, ndërsa Serget Cvetkovic dhe Hersi Matmuja janë renditur në vendin e tretë, gjegjësisht të katërtin.

Vitin e kaluar të njëjtin çmim e morri Zlata Ognevich, përfaqësuesja ukrainase. Wiwiblogs shkruan se çmimi “Rona Nishliu Award” i ndahet performancës më të mirë vokale, kjo pas një emocioni që rrallëherë përjetohet në skenën e këtij festivali, e që erdhi në vitin 2012-të nga këngëtarja kosovare që përfaqësoi shtetin shqiptar.

“Wiwiblogs paska krijuar që prej dy vitesh çmim për nder të performancës sime në Eurovision `12. Faleminderit Wiwi, ju dua” ka shkruar Rona vetë në rrjetin e saj social në Facebook. Ndërkohë, në internet pasojnë edhe sivjet debatet nëse Kosova mund të jetë shteti i radhës që debuton në festivalin evropian të muzikës. Shqipëria paraqitjen e parë në këtë festival e pati në vitin 2004 asokohe me Anjeza Shahinin, ndërsa është Rona Nishliu ajo që mban pozicionin më të mirë në finale, vendin e pestë.

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Ligjëruesit amerikanë përmbyllin me sukses angazhimin në Universitetin e Prizrenit

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, zhvilloi një takim falënderues me ligjëruesit amerikan Matthew Gleason, English Language Fellow dhe...

Lajmet e Fundit