3 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Nervozë në PDK

Thaci dhe VeseliPartia Demokratike e Kosovës ka lëshuar një deklaratë përmes të cilës kanë thënë se dy pozitat më të larta shtetërore- Kryeministri dhe Kryeparlamentari – u takojnë atyre.
Partia e Hashim Thaçit, të cilët po e bojkotojnë të gjitha partitë tjera, po insiston ta merr sidomos pozitën e Kryetarit të Kuvendit.

“ Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës si dhe praktikat e deri tanishme, Partisë Demokratike të Kosovës i takon e drejta e pakontestueshme për të caktuar kandidatin/kandidaten për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të një Nënkryetari të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e PDK’së.

Lexojeni të plotë deklaratën e Partisë Demokratike të Kosovës

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, vlerëson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka sqaruar në aspektin kushtetues të drejtën e saj si fituese e zgjedhjeve parlamentare që të formojë Qeverinë e Kosovës. Gjithashtu, nisur nga Kushtetuta e Kosovës, Rregullorja e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës si dhe praktikat e deri tanishme, Partisë Demokratike të Kosovës i takon e drejta e pakontestueshme për të caktuar kandidatin/kandidaten për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të një Nënkryetari të Kuvendit të Kosovës.

Duke marrë parasysh faktin që zgjedhjet e mbajtura ishin një sukses i qytetarëve dhe popullit të Kosovës, PDK fton të gjitha partitë politike për konstruktivitet, bashkëpunim dhe unitet në ndërtimin e të gjitha institucioneve shtetërore të përcaktuara me Kushtetutë.

Partia Demokratike e Kosovës, rikonfirmon qëndrimin e saj, se nuk do të bëjë kompromis me asnjë forcë politike me verdiktin e popullit të shprehur në Zgjedhjet e 8 Qershorit që si parti fituese me mandatarin Hashim Thaçi të udhëheq Qeverinë e Republikës së Kosovës në mandatin e ardhshëm, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

PDK, pret me padurim përmbylljen e procesit të ndërtimit të institucioneve të reja, fillimin e jetësimit të Misionit të Ri: zhvillimin ekonomik, krijimin e Fondit të Punësimit, krijimin e 200.000 vendeve të reja të punës dhe vazhdimin e rritjes së mirëqenies për qytetarët e vendit.

Më Shumë

Diaspora ia mësyn Kosovës, kjo është gjendja në pikat kufitare 

Tash e disa ditë shumë bashkatdhetarë ia kanë mësy vendlindjes së tyre Kosovës.   Kjo ka bërë që të krijohen pritje të gjata dhe kolona në...

Zhduket një burrë në Suharekë

Një person në Suharekë është raportuar i zhdukur që nga 15 dhjetori. Bazuar në informacionet e Policisë, viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është...

Lajmet e Fundit