SHBA-të dhe Kina zotohen për përmirësim të marrëdhënieve

obama ne kinShtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë zotuar se do ta përmirësojnë bashkëpunimin ekonomik dhe në çështje të sigurisë në hapje të “Dialogut Strategjik dhe Ekonomik” të këtij viti në Peking.

Gjatë fjalimit hapës, presidenti kinez, Xi Jinping, ka nënvizuar nevojën e evitimit të konfrontimit në mes të dy vendeve.

Prej Vashingtonit, presidenti amerikan, Barack Obama, përmes një deklarate ka përgëzuar për 35 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kinës dhe SHBA-ve dhe ka përsëritur premtimin që ja ka bërë presidentit kinez vitin e kaluar që të krijoj një “model të ri” të bashkëpunimit të superfuqive.

Delegacioni amerikan udhëhiqet nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Sekretari i Thesarit, Jack Lew, ndërsa aty përfshihet edhe shefja e Rezervave Federale, Janet Yellen.

Vashingtoni shpreson që të sigurojë koordinim të afërt me Kinën sa i përket ndryshimeve klimatike, dhe fundin e spiunimit kibernetik industrial kinez ndaj kompanive amerikane.

Vashingtoni gjithashtu shpreson edhe në rregulla më strikte në qeverisjen e pretendimeve territoriale në detërat e kontestuara aziatike.

Më Shumë

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Kosova voton sot

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...

Lajmet e Fundit