11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Albin Kurti: Marrim pjesë në qeveri, vetëm nëse arrijmë marrëveshje

blloku opozitar

Pas tri orësh, përfundoi takimi mes krerëve të katër partive politike: Isa Mustafa (LDK), Albin Kurti (VV), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (Nisma).
Për media nuk u deklaruan Mustafa dhe Limaj, ndërkaq Kurti tha se në takim ishin 12 persona, nga tre prej secilës parti.

“Ky ishte takimi më përmbajtjesor. Kaloi një muaj që është vendosur të mos lejohet qeveria e re e regjimit të vjetër. Para një muaji pakkush ka besuar se partia në pushtet nuk do të ndryshojë dakordimin tonë”, ka thënë Kurti.
Ai ceku se ata janë në fazën e diskutimeve dhe se sot janë diskutuar çështjet e dialogut e privatizimit.

“Ajo çfarë kemi arritur është krijimi i një ekipi të punës që do të përbëhet me nga një anëtar prej katër subjekteve, që deri të dielën do ta arrijnë dakordimin. Pa marrëveshje nuk e japim votën. Gjatë këtyre tre ditëve besoj do ta arrijmë dakordimin për të cilën kemi shprehur gatishmëri. Jemi të gatshëm të marrim pjesë në ekzekutivin e ardhshëm, por jo pa marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, Haradinaj thotë se kjo nuk ishte ditë e lehtë, raporton Telegrafi.
“Mendoj që ka qartësime. Ende është herët të flasim si do të vazhdojmë më tutje. Ekipi i ekspertëve do të punojë që në etapat e ardhshme të ecim më shpejtë. Ne jemi duke qartësuar parimet për programe”, tha ai, duke shtuar se sot nuk kanë biseduar për ndarje të resorëve.
“Me rëndësi është që deri në seancën që do të mbahet sot një javë, të konfirmohet ajo që kemi thënë katër partitë opozitare: jo qeveri e re e regjimit të vjetër”, theksoi Haradinaj.
Ai e ka të vështirë të thotë se a do të kyçet në bashkëqeverisje edhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Por, fakti që katër parti politike kanë marrë këtë kohë sot, ka interesim që të arrihet marrëveshja”, tha Haradinaj.

Nisin takimin

Ka nisur takimi në selinë e AAK-së ndërmjet Isa Mustafës, Albin Kurtit, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.

Ashtu siç ka raportuar më herët “Epoka e re”, tre liderët e koalicionit LDK-AAK-NISMA (LAN) dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje! do të diskutojnë për çështjen e zgjidhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe formimin e qeverisë.

Blloku i partive politike, LDK-AAK-NISMA, duke u mbështetur në marrëveshjen e koalicionit të arritur më 10 qershor, përfundimisht ka vendosur që në Kuvendin e Kosovës të hyjë si një grup i vetëm parlamentar i quajtur “LDK-AAK-NISMA”.

Më Shumë

Një person i kërkuar arrestohet në Prizren dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

Stacioni Policor në Prizren vazhdon angazhimin e tyre në ruajtjen e rendit publik dhe ekzekutimin e urdhërave gjyqësore. Sot, më 26 prill 2024, një operacion...

‘Është i sëmurë rëndë, po mbahet në çeli ferri’, ‘Daily Mail’ shkruan për Sadin Durakun të arrestuar nga Serbia javë më parë

  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kërcënoi me hakmarrje ndaj shqiptarëve pas arrestimit të Srecko Sofronijeviqit nga policia kosovare javë më parë i kërkuar për...

Lajmet e Fundit