Sherri i Facebook-ut

belg0Pak ditë më parë, të gjithë flisnin për të. Ajo, tifozja bukuroshe e Belgjikës, sapo kishte fituar një kontratë me kompaninë e njohur L’Oreal.

Por një ditë më pas, gjithçka ndryshoi falë një foto të Axelle Despiegelaere.

17- vjeçarja kishte postuar një foto në rrjetet sociale përpara ndeshjes me SHBA, ku shihej pranë një antilope oriks të ngordhur.
Dukej se ajo e kishte vrarë krijesën.

“Gjuetia nuk është çështje jete apo vdekje. Është më shumë se kaq. Këtë foto e kam bërë para një vit. Tani jam gati që të gjuaj amerikanët. Haha,” shkruante ajo.
Por fotoja ka shkaktuar shumë zemërim dhe ajo humbi kontratën me L’Oreal dhe fshiu edhe faqen në Facebook.

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit