8.4 C
Prizren
E mërkurë, 29 Tetor, 2025

Mbështetje për Marrëveshjen e Ohrit, mbështetje për rajonet shqiptare në Maqedoni

nuldNdihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, i dërgoi porosi të qarta politikës në Shkup. Duke komentuar situatën politike dhe të sigurisë të krijuar pas valës së protestave rreth rastit “Monstra”, Nuland theksoi nevojën për përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit si kusht i domosdoshëm për të ardhmen e shtetit.

Ajo inkurajoi palët për më shumë bashkëpunim mes komuniteteve, ndërsa theksoi gatishmërinë e amerikanëve për investime në rajonet shqiptare të Maqedonisë, me qëllim të barazimit ekonomik dhe social.

“Është absolutisht thelbësore që dy komunitetet të rriten dhe prosperojnë së bashku. SHBA-ja është e kënaqur për mundësinë e investimit fuqishëm për këtë vizion të integruar, në aspektin politik, ekonomik, të sigurisë. Folëm me kryeministrin se çfarë mund të bëjmë më shumë së bashku sa i përket rajoneve shqiptare të Maqedonisë. Ne duam ta bëjmë këtë përmes investitorëve, kompanive amerikane. Si mund të bëjmë më shumë për ta përforcuar bashkëpunimin rajonal ekonomik”, tha ajo.

Nuland theksoi tezën e mesit të artë, të bashkëjetesës në paqe, siguri, unitet, vlera këto, për të cilat SHBA ka qenë e përkushtuar që nga Marrëveshja e Ohrit. Ndërsa, i kujtoi gjithashtu Maqedonisë, se aspiratat euro-atlantike mund t’i përmbush pasi të zgjidhë çështjen e emrit. /Alsat-M/

Më Shumë

Pas Kinollit, Abrashi bashkon forcat edhe me Erxhan Galushin për garën në Prizren

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi pas marrëveshjes së arritur me Albert Kinollin, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me...

Ky’Leo Worriels transferohet te Junior 06

Klubi i basketbollit për femra Junior 06 ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit të ri Ky’Leo Worriels. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi...

Lajmet e Fundit