Kerry në ‘negociata të vështira’

kerry5Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka thënë se ai është angazhuar në negociata “shumë të rënda” në Vjenë me homologun e tij iranian, Mohammad Javad Zarif rreth programit bërthamor të Iranit.

Komentet e Kerrit janë bërë sot, gjashtë ditë para se të përfundojë afati i dhënë për arritjen e një marrëveshjeje në mes të gjashtë fuqive botërore dhe Iranit.

Sidoqoftë, raportohet se Kerry do të fluturojë drejt Egjipit nesër për të kërkuar ndihmë në arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës, raporton REL.

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të shtetit i ka thënë Radios Evropa e Lirë në Vjenë se Kerry është i gatshëm që të shfrytëzojë kohën për të matur gatishmërinë e Iranit për të arritur zgjidhje të krizës dhe më pas të shoh nëse mund të arrihet progres.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit