6.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

U shit nga romët për një palë vathë

Olga RomanovichMiss Bjellorusia Olga Romanovich ka rigjetur familjen e saj pas 16 vjetësh. Ajo ishte vetëm katër vjeçe kur u rrëmbye nga një familje rome dhe u shit për një palë vathë floriri. Pasi u braktisën nga babai, Olga së bashku me nënën e saj shkuan në Moldavi.

Një familje rome e mashtroi nënën e 20-vjeçares duke i kërkuar t’ia blinte një paketë cigaresh dhe ia rrëmbej vajzën. Më pas Olga u shit në një tjetër familje rome në këmbim të një palë vëth floriri. Ajo u birësua nga familja e Igor Preydas, të cilët ia ndërruan edhe emrin. Për shumë vite Olga u thirr Maria Preyda. 20-vjeçarja ka treguar se është rritur në një familje të varfër, por ishte e kënaqur me prindërit e saj birësues. Megjithëse të varfër, ata e dërguan në shkollë, madje e lanë të merrte pjesë edhe në një konkurs bukurie, në të cilin ajo mori çmimin e parë.

Olga ka treguar se personi që u kujdes më shumë për të ishte gjyshja, e cila, para se të vdiste, i ka thënë ta kërkonte nënën e vërtetë.

20-vjeçarja u lidh me policinë dhe Interpolin për ta gjetur familjen e saj dhe pas shumë përpjekjesh mundi ta gjente nënën në gjendje të rëndë.

“Kur e pashë, qava. Ishte shumë keq. Nuk jetonte, por mbijetonte. Nuk doja ta lëndoja. Ime më nuk ka asnjë faj për atë që ka ndodhur. Ishte punë fati”, thotë 20-vjeçarja.

Më Shumë

Arrestohet në Malishevë një shtetas i Shqipërisë, dyshohet për kultivim të bimëve narkotike

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Panorc të Malishevës. I dyshuari i cilipo kërkohej me urdhërarrest...

Ylli nuk ndalet, prezanton tjetër transfer me përvojë nga NBA

Tjetër transfer është prezantuar sot nga Golden Eagle Ylli. Brenda dy ditëve therandasit kanë nënshkruar me lojtarin e tretë të huaj. Bëhet fjalë për organizatorin...

Lajmet e Fundit