16.8 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

E hëna- dita më e vështirë në jetën politike të Hashim Thaçit! Takimi i tij me Prokurorin Williamson- kurtoazi apo marrje në pyetje?

Thaci14-17aTashmë bëhen tri ditë që Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kryeministri në ikje i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është parë askund, nuk është prononcuar në media dhe nuk ka folur për zhvillimet politike në Kosovë. Bile edhe në mediumin e tij më të preferuar, në profilin e tij në Facebook, Thaçi nuk ka qenë fare aktiv. Fakti që PDK ka dorëzuar tashmë në Kushtetuese “lëndën” Mustafa nuk don të thotë aspak që kjo parti dhe sidomos liderët e saj më në krye me Thaçin e Veselin po merren vetëm me zhvillimet politike në vend.

Siç Gazeta Blic mëson nga rrethe të afërta me PDK-në në Prishtinë, tek Thaçi dhe Veseli por edhe liderë tjerë të kësaj partie sytë dhe çdo gjë është drejtuar nga mysafiri që nga Brukseli pritet që në Kosovë të mbërrijë sot dhe nesër edhe zyrtarisht të takohet me Hashim Thaçin. Do të jetë ky një takim kurtoazie apo Williamson do ta konfrontojë Thaçin me “gjetjet” e tij për më shumë se dy vite bazuar në Raportin e Dick Marty? Kjo është pyetja dhe dilema kryesore që nesër do të ketë opinioni në Kosovë. Dilemë kjo e cila Thaçin dhe rrethin e tij po e preokupon tash disa ditë. Saktësisht prejse në media ka “rrjedhur” lajmi që vizitori jo edhe aq i mirëseardhur do të takohet me Thaçin në zyren e tij.

“Mendoj që Thaçit do t’i duhet të dëgjojë gjëra bukur të pakëndshme në këtë takim”, i ka thënë Gazetës Blic një burim ndërkombëtar në Prishtinë.

“Williamson do ta konfrontojë atë në mënyrë direkte me gjëra të cilat në raportin e Z. Marty përmenden dhe për të cilat siç duket ekipi i tij tashmë ka argumente dhe dëshmitarë. Nuk e besoj që kanë të bëjnë me z.Thaçi perosnalisht. Me bashkëpunëtorë të tij të afërt gjithsesi”, i ka thënë i njejti burim Gazetës Blic.

Përndryshe kjo gazetë ka bërë të ditur javën e kaluar që Kosova do të tronditet nga aktakuzat që do të ngriten për krime lufte, korrupsion dhe krim të organizuar në fund të këtij muaji dhe gjatë Gushtit. Kjo do ngjajë bazuar në hetimet e Prokurorit Williamson dhe për shkakun që nga Shtatori Eulex-i do të fillojë të transferojë shumicën e kompetencave tek autoritetet vendore.

Williamson përndryshe do t’i prezantojë gjetjet e tij me datën 28 Korrik të këtij viti. Tash për tash supozohet që konferencën për shtyp ai do ta mbajë në Bruksel- edhepse kjo gjë ende nuk është e saktësuar pasi që ka vende dhe diplomatë që po “insistojnë” që ai këtë prezantim ta bëjë në Prishtinë.

Më Shumë

Bexhet Xheladini rikandidon për Dragashin nga radhët e LDK-së

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka bërë të ditur se ka gjasa të mëdha që të rikandidojë për një mandat të ri...

Krimi në Prizren: Babai dyshohet se sulmoi me thikë vajzat në gjumë, i tha gruas “duhet të vdesim të gjithë”

Prizreni dhe i gjithë vendi u trondit mëngjesin e së martës, me vrasjen e rëndë të 15-vjeçares, shtetase turke. Krimin po dyshohet se e...

Lajmet e Fundit