0.7 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Islami: Grabovci është dhelprak, dinak dhe njeri i nëntokës!

Islami-GrabovciAdem Grabovci nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se partia e tij është e interesuar për shtet dhe se pushtetin nuk e kanë mbi të gjitha. “PDK-ja nuk është e interesuar për pushtet, por për shtet”, ka theksuar Grabovci.

Por, këtë deklaratë të Grabovcit e ka komentuar analisti politik, Gazmend Islami, i cili thekson se, vetë mënyra se si e ka thënë z. Grabovci tregon për humorin e tij e që ka në këto prononcimet e tij për media.

“Për tu marrë me deklaratën e tij nuk ke sesi ta kalosh pa thënë skandalin e “Prontos” ku protagonisti kryesor është z. Grabovci, pra e gjithë kjo tregon sesa dhelprak, sesa dinak, sesa njeri i nëntokës është ai. Nëse i referohemi deklaratës së tij se “PDK-ja nuk është e interesuar për pushtet, por për shtet” kjo tregon më së mirë se deri ku mund të shkoj hipokrizia e tij, kur dihet që gjatë gjithë kësaj periudhe që kanë udhëhequr me shtetin këta prioritet e kanë pasur vetëm pushtetin dhe kurrë shtetin”, thotë Islami.

Islami për gazetën “Bota sot” thekson se, po të shihesh skandalet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur me këtë qeveri kriminale atëherë mund ta kuptosh drejt deklaratën e Grabovcit.

“Deklaratat e tilla zakonisht bëhen për të rehabilituar humbjen qe janë duke e pësuar për çdo ditë e më shumë”, pohon Gazmend Islami.

Adem Grabovci kishte deklaruar se qytetarët mund ta bëjnë dallimin se kush janë bllokuesit që po bllokojnë të gjitha proceset zgjedhore dhe shtetin vetëm për të pasur pushtet.

“PDK-ja nuk është e interesuar për pushtet, por për shtet. Nuk është pushteti mbi të gjitha, por për ne është shteti. Ne jemi përcaktuar ta ndihmojmë procesin. Ky far blloku që ka ndodhë, po shihet qartë dhe besoj fuqishëm te çdo qytetarë i Kosovës se munda ta bëjë dallimin shumë hapur se kush janë bllokuesit të cilët janë në gjendje të bllokojnë të gjitha proceset, janë në gjendje ta bllokojnë shtetin për të pasur pushtet. Prandaj ne mendojmë të kundërtën”, shkruan Grabovci.

Më Shumë

Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote

Rreth 2 milionë shtetas të Kosovës, me të drejtë vote, nesër  pritet t`u drejtohen kutive votuese për të zgjedhur përbërjen e Kuvendit. Procesi zgjedhor është...

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Dubravë të Suharekës, vjedhin para e stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Dubravë të Suharekës. Siç edhe bëhet e ditur në raportin e Policisë, ankuesi ka...

Lajmet e Fundit