S’ka pasur trafikim organesh të serbëve dhe as krim të organizuar nga UÇK-ja

Clint Williamson-prokurori amerikanNuk ka prova për trafikim të organeve të njerëzve, nuk ka prova për krim të organizuar dhe as papërgjegjësi nga Shtabi i Përgjithshëm i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thuhet në hyrje të raportit të kryeprokurorit të Task Forcës, Clint Williamson, i cili është marrë me hetimin e akuzave të ish-senatorit zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty, rreth pretendimeve se UÇK-ja ka kryer krime gjatë luftës në Kosovë.

E përditshmja serbe “Danas”, duke u thirrur në burime diplomatike në Bruksel, shkruan se pretendimet për trafikim organesh me serbët e zënë rob nga UÇK-ja janë hedhur poshtë, pasi nuk janë gjetur prova që vërtetojnë se pjesëtarë të UÇK-së janë marrë me krime të këtij lloji.

“Por, prokurori Williamson ka gjetur prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë ndaj gjashtë deri në dhjetë ish-pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët pretendohet se kanë kryer krime lufte ndaj civilëve serbë në Kosovë”, shkruan e përditshmja Danas, raporton lajmi.net.

Raporti i prokurorit amerikan pritet të publikohet brenda pak ditësh, ndërsa aktakuzat ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, nëse do të ketë të tilla, ato do të trajtohen nga Gjykata Speciale, e cila u themelua muaj më parë me vendim të Kuvendit të Kosovës, dhe e cila pritet të ketë selinë në Prishtinë dhe Hagë.

Më Shumë

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Lajmet e Fundit