20 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025

Qeveri s’ka deri në fund të Gushtit ose në fillim të Shtatorit!

QeveriaKosoves-NdertesaKosova të paktën edhe një muaj e gjysmë do të jetë pa Qeveri. Kështu thonë burime të Gazetës Blic. Sipas këtyre burimeve, Gjykata Kushtetuese edhe disa ditë nuk do t’i përgjigjet PDK-së. Poashtu është theksuar se do të varet shumë edhe nga ajo se çfarë përgjigje do t’i jap PDK-së Kushtetuesja për çështjen e zgjedhjes së Kryeparlamentarit.

“Mirëpo, në rastin më të mirë do të jetë fillimi i gushtit kur Presidentja e vendit do të nominoj kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi si udhëheqës i partisë së parë për të formuar qeverinë, i cili i ka 15 ditë kohë”, ka mësuar kjo gazetë.

Duke e pasur parasysh se deri më tani askush nuk ka shprehur vullnetin për të hyrë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit, atëherë Pesidentja Jahjaga do të vendos që kah fundi i Gushtit, pra që sipas këtij burimi i bie pas 20 gushtit, ta nominojë edhe zyrtarisht kandidatin e partisë që e ka shumicën në Kuvend, pra që logjikisht do të duhej të ishte Ramush Haradinaj, i nominuari i koalicionit LDK- AAK- Nisma.

“Në momentin kur presidentja e nominon kandidatin e partisë së dytë, atëherë koalicioni nuk ka nevojë të pres 10 ditë, por mund ta bëjë Qeverinë shumë më shpejt”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Gjithnjë sipas këtij burimi, gjithçka do të varet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës se sa shpejt ajo do t’i përgjigjet kërkesave që i ka para vetes.

Më 17 Korrik Kuvendi i Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive ku ka zgjedhur edhe kryetarin e saj, Isa Mustafa, por që u kontestua nga ana e PDK-së, e cila këtë çështje e dërgoj në Gjykatë Kushtetuese për interpretim.

Zvarritja e formimit të institucioneve të reja erdhi pasi që askush nga partitë shqiptare nuk dëshiron të hyjë në koalicion me PDK-në, ndonëse kjo e fundit doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 Qershorit.

Më Shumë

MKRS-ja thërret konferencë për media pas aktakuzës ndaj zyrtarëve të Urbanizmit në Prizren

Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, do të mbajë një konferencë për medie në lidhje me aktakuzën e ngritur ndaj...

Arrestohet në Vërmicë një person me armatim dhe pajisje ushtarake

Një person është arrestuar në Vërmicë pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, me 3 karikatorë...

Lajmet e Fundit