12.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

Rebelizëm artistik në hapësirën publike

IMG_7065Në mbrëmjen e 25 korrikut 2014 (e premte) në Prizren u diskutua për artin publik dhe rolin e artistit si aktivist kulturor. Në forumin e diskutimit “Artistët si aktivistë kulturor” organizuar nga EC Ma Ndryshe, folës kryesor ishte artisti i njohur kosovar, Sislej Xhafa, i cili ndau përvojën e tij me intervenime në hapësirën publike. Pjesë e panelit ishin edhe dy fituesit e Thirrjes së fundit të EC Ma Ndryshe për intervenime artistike në Prizren, Senat Haliti dhe Nora Temaj, të cilët i ballafaquan idetë e tyre për intervenime me pjesëmarrësit e forumit.

 Diskutimi në këtë forum u fokusua mbi potencialin e aktivizmit kulturor dhe urban në Prizren. Në veçanti u diskutua për pontencialin e artistëve të Prizrenit për të vepruar si aktivistë kulturor në kohën kur struktura urbane dhe kujtesa kolektive e qytetit është duke u transformuar si rezultat i ndërhyrjeve të pakontrolluara. Si reagim, Sislej Xhafa sugjeroi rebelizëm artistik, përmes të cilit artisti duhet të realizojë veprën e i ntervenimit në hapësirë publike. Nora Temaj dhe Senat Haliti, në anën tjetër treguan se si intervenimet e tyre artistike do të protestojnë ndaj degradimit të qytetit. Një dimension i shumëtrajtuar i diskutimit ishte përfshirja e publikut në artin publik dhe raporti mes artistit, komunës dhe publikut.

Ky forum i diskutimiti ishte konceptuar si organizim i përbashkët mes dy projekteve të EC Ma Ndryshe (Aktivizmi kulturor dhe urban, përkrahur nga Ambasada Amerikane dhe Qyteti Gjithëpërfshirës, përkrahur nga OPIC), të cilat bashkohen në synimin për të nxitur veprimin e komunitetit artistik në hapësirën publike të Prizrenit. Projekti “Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren” është një nismë e intervenimit kulturor dhe artistik që synon t’i trajtojë në mënyrë kreative sfidat e zhvillimit urban dhe reformës demokratike në Prizren. Në anën tjetër, “Qyteti gjithëpërfshirës” është projekt tre-vjeçar i EC Ma Ndryshe, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit.

Më Shumë

Ngjarja në Prizren ku u therën me thikë nëna dhe e bija 12-vjeçare dyshohet se ndodhi për motive xhelozie

Gjykata Themelore në Prizren më 18 tetor të këtij viti ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit se...

Përkujtohet veterani i arsimit dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Latif Muçaj

Në shkollën “Pjetër Budi” të fshatit Lubizhdë në Has është mbajtur një akademi përkujtimore kushtuar mësuesit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Latif Muçaj, i...

Lajmet e Fundit