Kosova e Shqipëria në ‘Montreal World Film Festival’

Film shqiptarShqipëria do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Montreal, me dy prodhime filmike. Filmat që janë përzgjedhur për të garuar në seksionet e këtij festivali janë të metrazhit të gjatë artistik.

Pas premierës që kanë pasur në Shqipëri do të jenë në garën zyrtare të filmave që konkurrojnë nga shumë shtete të botës.

Filmi shqiptar “Amsterdam Express” me regji nga Fatmir Koçi, është përzgjedhur në seksionin “Focus On World Cinema”, të “Montreal World Film Festival”, i cili zhvillohet 21 gusht – 1 shtator 2014, ndërkaq që filmi shqiptar “Amaneti” me regji nga Namik Ajazi, është përzgjedhur në garën e madhe “World Competition” të “Montreal World Film Festival”.

Ky festival, i cili zhvillohet nën vëmendjen e shumë producentëve, kineastëve, skenaristëve, aktorëve dhe emrave të tjerë të kinemasë është i cilësuar si një festival i Kategorisë A, dhe një nga dhjetë festivalet më të mira në botë.

Nga Kosova bëhet e ditur se filmi “Heroi” i regjisorit kosovar Luan Kryeziu është bërë filmi i parë me prodhim shqiptar të Kosovës, që është përzgjedhur të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të filmit që i takon kategorisë A, “Montreal World Film Festival”.

Por nëse deri më tani ky festival është parë si një nga mundësitë më të mira dhe për bashkëpunime, eksperienca në fushën e kinemasë, distribuime, etj, ajo që pritet është se me çfarë vlerësimi do të dalë kinemaja shqiptare nga ky festival.

Të dy filmat, “Amsterdam Express” dhe “Amaneti” janë në financim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe të bashkëprodhimeve të huaja.

I prodhuar nga kompania “Iliria Film”, “Heroi” ka pasur premierën në Prishtinë në muajin shkurt.

Filmi “Heroi” i takon metrazhit të gjatë dhe paraqet jetën e një ushtari të UÇK-së, e cila pas kthimit të tij në shtëpi rëndohet me vështirësi financiare dhe emocionale.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit