6.3 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Ermal Fejzullahu përfundon në spital

ermali2Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, të mërkurën ka përfunduar në urgjencë. Sipas asaj që mësojmë nga burime afër këngëtarit, ai pas disa koncerteve të realizuara para festës së Fiter Bajramit menjëherë është shtruar në spital për shkak të lodhjes së madhe, infektimit e dhimbjeve në stomak.
Në spital ka marrë injeksione dhe më pas është larguar për të qëndruar nën kujdesin familjar. Edhe përkundër dhimbjeve të mëdha, ka qëndruar disa ditë duke mbajtur koncerte i sëmurë.

“Lodhje e tepërt është puna jonë, ka pasur ditë që kemi udhëtuar me orë të tëra nën ajrin e kondicionuar të makinës, gjë që më ka bërë keq për shëndetin”, thekson këngëtari Fejzullahu, i cili në paraqitjet e tij këndon live e për këtë arsye është shumë i kërkuar kohët e fundit. Për shkak të sëmundjes, atij i është dashur të anulojë disa mbrëmje muzikore.

Më Shumë

Zafir Berisha uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Liria nuk guxon të negociohet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka uruar qytetarët me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Në mesazhin e tij, ai...

Prizreni merr pikë jetike në Gjakovë

Në një ndeshje ku Vëllaznimi me çdo kusht kërkonte gol dhe besonte se goli i ardhur do t’ua sillte fitoren, ka qenë Prizreni që...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit