8.1 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Arrestohen tre persona në Suharekë

arrestimi 2Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Suharekë, pasi në veturën e tyre është gjetur një pistoletë dhe 15 gram drogë të llojit marihuanë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se deri të arrestimi i këtyre personave ka ardhur pas marrjes së një informatë anonime e cila bënte me dije se një i dyshuar nga një veturë e llojit FiatBravo me targa italiane ka shtënë disa herë në ajër me armë zjarri.

Pas kësaj informate, Policia veturën e ka gjetur në ambientet e pompës së karburanteve “SpahiaPetrol” dhe në automjet në ato momente ndodheshin tre persona.

“Pas kontrollimit të personave dhe automjetit është gjetur një pistoletë “Brunimod 92” kalibri 8 mm me një karikator të zbrazët ndërsa në veturë janë gjetur 159 fishekë të kalibrit 8 mm dhe rreth 15 gram drogë e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimet mbi ndalimin e tre personave të cilët do të mbahen si të dyshuar deri në sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në një njoftim të Policisë.

Me tutje Policia bënë të ditur se gjatë këtij muaji ka filluar koha e pushimeve e bashkatdhetarëve, po ashtu edhe koha kur organizohen dasma dhe ahengje të ndryshme dhe për ketë shpesh kanë thirrje nga qytetarët që dëgjojnë krisma nga armë të zjarrit të cilat shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për banorët.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren edhe një herë apelon tek të gjithë ata që posedojnë çfarëdo lloj arme të zjarrit të mos e përdorin sepse ato vrasin. Në të kundërtën policia është e përkushtuar që ata që e shkelin ligjin t’i sjellë para drejtësisë”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi gati për sfidën ndaj Tiranës në Prizren

Skuadra e Bashkimit është gati për përballjen ndaj Tiranës në kuadër të Ligës Unike të femrave, raporton PrizrenPress. Ndeshje që do të zhvillohet më 29...

U varros me nderime ish-drejtuesi i institucioneve më të rëndësishme arsimore në Prizren, prof. dr. Zahadin Shemsidini

Është varrosur sot me nderime në varrezat e qytetit të Prizrenit ish-rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” dhe ish-drejtori i Arsimit në Prizren, prof. dr....

Lajmet e Fundit