Prizren: Familja në aheng, hajnat i vjedhin 30 mijë euro

hajniPolicia e Kosovës njofton se dje gjatë orëve të vona të mbrëmjes, në rrugën e “Kukësit” në Prizren janë thyer dy shtëpi të vëllezërve Kraba dhe nga aty janë vjedhur gjësende të vlershme si stoli të arta, para në kesh, telefona mobil, orë dore dhe gjësende tjera në vlerë rreth 30 mijë euro.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedura hetimore. Vjedhja ka ndodhur gjatë kohës kur familjarët kanë qenë në një aheng familjar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren bën apel tek banorët që të shtojnë kujdesin ndaj gjësendeve me vlerë dhe assesi të mos i lënë shtëpitë pa mbikëqyrje qoftë kur shkojnë për pushime apo ahengje të ndryshme familjare. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit