S’dihet kush do ta përfaqësojë Kosovën në Nju-Jork

KS-OKBEnde nuk është vendosur se kush do ta përfaqësojë Kosovën në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila do të mbahet më 25 gusht. Në këtë seancë, Këshilli i Sigurimit do ta shqyrtojë situatën në Kosovë në bazë të raportit të rregullt të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon.

Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i kontaktuar nga Tribuna, ka thënë se Këshilli i Sigurimit është ai që vendos për nivelet e përfaqësimit.

“Ende nuk kemi vendosur se kush do ta përfaqësojë Kosovën. Këshilli i Sigurimit vendos për nivelet dhe ne sigurisht se do t’i përshtatemi. Por, varësisht edhe nga niveli i përfaqësimit të palës tjetër edhe ne do të përfaqësohemi”, ka thënë Kuçi, shkruan Tribuna.

Ndërsa, Arber Vllahiu, këshilltar i Presidentes, në një prononcim për gazetën, ka thënë se janë duke i bashkërenduar veprimet me faktorin ndërkombëtar sa i përket çështjes së përfaqësimit.

“Janë duke u shqyrtuar të gjitha modalitetet me institucionet e Kosovës dhe në bashkërendim me ato ndërkombëtare do të vendoset për prezantimin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kurdo qe të mbahet seanca”, ka thënë Vllahiu.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit