8.2 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

VV ia humb shpresat PDK-së: Në kurrfarë koalicioni me ta

Thaci kurtiLëvizja vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti ka ripërsëritur se në asnjë mënyrë nuk do të hyjnë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit.

Zëdhënësi i Lëvizjes vetëvendosje, Erzen Vraniqi ka thënë për Gazetën Blic se pikërisht ishte subjekti politik, VV që menjëherë pas zgjedhjeve ka ndërmarrë iniciativën që të bëjë bashkë LDK-në- AAK-në e Nismën vetëm e vetëm që të mos formohet edhe qeveria Thaçi 3.

“Më 9 qershor, një ditë pas zgjedhjeve nacionale, ne kemi marrë iniciativë që ti takojmë përfaqësuesit e LDK, AAK dhe Nisma, me qëllim që t’i bindim që të mos i bashkëngjiten PDK-së dhe Thaçit në një qeveri Thaçi 3”, ka thënë Vraniqi.

Sipas tij, kjo iniciativë është bërë duke e marrë në konsideratë dëmin që ja ka shkaktuar Kosovës qeverisja e dy mandateve qeveritare: Thaçi 1 dhe 2.

“Andaj, duke u nisur nga kjo Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk futet në kurrfarë koalicioni me PDK-në, sepse ne duam që qeveria e ardhshme të ketë një kurs tjetër shtetëror, me bazë shtetndërtimin dhe zhvillimin ekonomik, duke e shpëtuar Kosovën nga kapja që ja ka bërë korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi, shitja e pasurive publike e natyrore si dhe varësia prej pazareve me Serbinë”, ka thënë Vraniqi.

Ndryshe, gjatë ditës televizioni publik i Kosovës ka raportuar se mund të ndodh një koalicion i mundshëm ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Pro kësaj ideje është shprehur edhe analisti politik Armend Muja.

Mirëpo, pesimist për një koalicion ndërmjet PDK-së dhe VV-së është shprehur edhe Rrustem Mustafa i PDK-së.

Më Shumë

Spirale të lashta në shkëmbin e Kobajës në Vlashnjë të Prizrenit

Kameramani dhe fotografi Arben Llapashtica ka publikuar në Facebook disa foto, që sipas tij konsiderohet ndër më të lashtët në Kosovë. Bëhet fjalë për...

Ndalohen mbi 100 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vermicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme malli të padeklaruar në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore. Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët...

Lajmet e Fundit