Adelina Tahiri ‘hot’ në Greqi (Foto)

Adelina-Tahiri-Greqi1Derisa shumica e emrave të njohur të skenës mundohen që gjatë sezonit të verës të fitojnë sa më shumë nëpër koncerte e mbrëmje të ndryshme, Adelina Tahiri ka vendosur që këtë verë të kalojë në pushime dhe mos të angazhohet gati në asnjë koncert të verës.

Adelina-Tahiri-GreqiArsyet e këtij vendimi nuk dihen por ndoshta këngëtarja qëndron bukur mirë me financat e saj sa që ka vendosur që këtë vit ajo të bëj gjithë verës pushim, dhe atë në ishujt grek, raporton Portalb. I ati i këngëtares është super i pasur me biznese ndërsa flitet se edhe i dashuri i ri i këngëtares është gjithashtu i pasur, kështu që ajo nuk e ka nevojën të punojë fare, e vetëm të realizojë projekte muzikore.

Kjo verë ka mbushur bateritë e këngëtares sa që nga fillimi i vjeshtës ajo pritet të shpërthejë me ndonjë projekt të rradhës. Adelina ka ndryshuar edhe look-un e saj duke sjellë në trend bishtalecat si disa kolege të saj.

Më Shumë

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit