Matoshi: Është dashur të arrestohen imamët që predikojnë islamin politik

HalilMatoshi-analistAnalisti politik Halil Matoshi thotë se aksioni i sotëm i arrestimit të 40 personave, është më shumë një reaksion i klasës politike për t’i larë faqet para Perëndimit.

“Aksioni policor në rrafshin shoqëror dhe politik më duket i vonuar dhe spektakël i paqëndrueshëm, kurse në rrafshin kohor dhe ideologjik më duket reaksion sa për t’i larë faqet para Perëndimit. Kosova ka nevojë për dialog, (për debat shoqëror) me shtetasit, të rinjtë e këtij vendi, për rehabilitimin e tyre shoqëror, për t’i fituar ata e jo për t’i humbur, pra kurrqysh për fabrikim të një armiku të brendshëm”, thotë Matoshi në një intervistë për Express. Sipas Matoshit, koalicioni i dikurshëm PDK–AKR dhe vet PDK-ja janë thellësisht të implikuar në rritjen e islamit politik duke koketuar me Myftiun Naim Tërrnava dhe imamë si Shefqet Krasniqi e Irfan Salihu.

Matoshi konsideron se para së gjithash është dashur të arrestohen imamët të cilët me lejen e Bashkësisë Islame të Kosovës predikojnë islamin politik dhe antisemitizmin nëpër xhami.

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit