13.8 C
Prizren
E premte, 20 Shtator, 2024

48 orë paraburgim për 40 të arrestuarit

terroristet kosovar ne siri

(E plotësuar) Gjykata themelore e Prishtinës ka caktuar 48 ore arresti për 40 të arrestuarit e djeshëm. Ndërsa vendimi për këta pritet që të merret nesër ose pas nesër.

Kështu u tha pas përfundimit të seancës së parë dëgjimore, ku avokatët e të dyshuarve thonë se të pandehurit janë deklaruar si të pafajshëm e ndërsa 4 ose 5 prej tyre, kanë pranuar që kanë marrë pjesë në ushtrinë çlirimtare të Sirisë, ushtri kjo e cila sipas tyre nuk konsiderohet si ushtri terroriste.

Sipas tyre, të gjitha ndodhitë e djeshme dhe të sotshme janë vetëm spektakël në të cilën nuk u gjet asnjë provë e cila fajëson të pandehurit.

Avokati Besnik Berisha, tha se gjatë seancës u vërtetuan mangësitë e kërkesës.

“Prokuroria më në fund pranoi se nuk ka mundur të siguroj material të mjaftueshëm për të mbështetur pretendimet e tyre për të pandehurit”, ka thënë Berisha, raporton RTK.

KosovaPress, ka parë nga afër se në këto momente të gjithë të pandehurit janë duke u dërguar për në qendrat e paraburgimit.

 

Sot nuk ka vendim

Sot nuk do të ketë vendim për dyzet të arrestuarit e djeshëm të cilët janë të dyshuar për vepra penale, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Kështu ka deklaruar, Hamdi Ibrahimi, Kryetar i Gjykatës Themelore, i cili para se të fillonte seanca e parë dëgjimore tha se për shkak të numrit të madh të të dyshuarve, kjo seancë mund të zgjasë deri në orët e vona dhe se për këtë arsye, sot nuk do të ketë vendim.

“Sot nuk ka shans të merret venim, për faktin se numri i personave të pandehur është shumë i madh”.

“Vendimi i Gjykatës është për ta filluar seancën sot, por nuk është obligim i Gjykatës me marrë vendime sot. Është Gjykata ajo që vlerëson. Varësisht prej seancës, varësisht prej asaj çka gjendet në shkresa të lëndës prej provave, vendoset, por nuk vendoset sot. Kështu që, mos pritni vendim sot”.

Ai tha se brenda në seancë do të kenë mundësi të marrin pjesë vetëm disa familjarë, madje siç pohoi ai gazetarët mund të hyjnë brenda por pa mjete të xhirimit dhe se asnjë fotografi e personave të dyshuar sipas tij nuk guxon të dalë nesër.

Më Shumë

NISMA në Prizren diskuton për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

NISMA Socialdemokrate, dega në Prizren, mbajti një takim me kryesinë e saj për të diskutuar situatën aktuale politike dhe përgatitjet për zgjedhjet qendrore që...

Muharremaj përkujton Demë Ndrecajn

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot e ka përkujtuar Demë Ndrecajn, përcjell PrizrenPress. Ai e ka cilësuar Ndrecajn si shembull të përkushtimit për...

Lajmet e Fundit