29.5 C
Prizren
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Helmimet në Spitalin e Prizrenit

spitali i prizrenitSonte në emisionin “Jeta në Kosovë”  transmetohet  reportazhi për helmimet në Spitalin e Prizrenit. Mësoni se si ndodhi që tre pacientë të operohen në të njëjtën ditë, në të njëjtin repart dhe në të njëjtin spital, e më pas të dërgohen urgjentisht për në QKUK të Prishtinës për trajtim të mëtutjeshëm? Gjithashtu, ndiqeni reportazhin që tregon se çfarë po ndodh me Liqenin e Batllavës. Cili është vendimi i MMPH-së dhe si po e presin banorët atë.

Çfarë ndodhi me këta tre pacientë, a u shëruan ata, cilat janë pasojat ë tyre shëndetësore, kush ishte buzë vdekjes nga ky helmim?

Po ashtu, mësoni se si ndodhi që Spitali i Prizrenit të mos ketë dokumentacion rreth operimit të tyre, pse personeli mjekësor nuk dinte se si u helmuan këta tre pacientë, cila ishte diagnoza përfundimtare e tyre?

Pse institutet që janë përgjegjëse për këto raste nuk dhanë asnjë konstatim se prej nga erdhi e gjithë kjo situatë, pse Departamenti për Krime Ekonomike i Policisë së Kosovës ngriti kallëzim penal dhe ndaj kujt e bëri atë, si ndodhi që prokurori i rastit ta hedh poshtë kallëzimin penal si të pabazuar, mbi çfarë baze e bëri ai atë?

Pse nuk i hyri në punë prokurorit raporti i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Prizren, i cili konstatoi se nga mostrat e marra në vendin e ngjarjes, doli se 65 për qind e sallave të operacioneve dhe në repart është e papastër?

Çfarë kërkojnë palët nga ky rast, pse ata kanë kundërthënie edhe me avokatin e tyre, kush e paditi Ministrinë e Shëndetësisë dhe Spitalin e Prizrenit për këto raste, a e dinë këto dy institucione se janë paditur?

Gjithashtu, ju mund ta ndiqni edhe reportazhin për Liqenin e Batllavës.

Çka ka marrë vendim Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor lidhur me plazhet e Batllavës, sa po e respektojnë qytetarët këtë vendim dhe sa është i pranueshëm për ta vendimi për ndalimin e çdo aktiviteti turistik në Liqenin e Batllavës, çka paraqet shqetësim serioz në këtë liqe për banorët e kësaj ane, si dhe për Komunën e Podujevës?

Emisionin “Jeta në Kosovë” mund ta ndiqni në RTK çdo të enjte prej orës 20:20, si dhe reprizën të nesërmen në mesditë.

Më Shumë

Vendoset ndriçim i ri publik në “Shatërvan” të Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka filluar vendosjen e ndriçimit të ri publik në rrugët dhe rrugicat përreth sheshit "Shatërvan", pjesë e zemrës historike të qytetit. Sipas...

Prizren/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasje të rëndë

Një muaj paraburgim ia ka caktuar Gjykata Themelore në Prizren, të dyshuarit me inicialet E.B.,  për vrasjen me thikë në Prizren.   Në njoftimin e gjykatës...

Lajmet e Fundit