-1.1 C
Prizren
E premte, 17 Janar, 2025

16-vjeçari që tentoi të shkonte në Siri

aiport-hall-637x424Më 5 gusht 2014, 16-vjeçari nga Vitia është zënë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë nga forcat e policisë, të cilat gjatë kontrollit kanë dyshuar rreth të riut. Sipas një burimi të ‘Kosovës Sot” në Prokurorinë e Shtetit, i riu, i cili vinte nga Vitia, sapo i ka mbushur 16 vjet dhe për momentin nuk është zbuluar se a ka ndonjë lidhje me personat që tashmë janë të arrestuar për terrorizëm.

“Edhe fëmijët janë munduar t’i përfshijnë në grupet ekstremiste. Por, ky rast është një tjetër procedurë dhe ai nuk është në grupin e këtyre të arrestuarve. Ai po dyshohet për pjesëmarrje në aktivitete kriminale për terrorizëm”, ka thënë burimi në fjalë.

Mosha e tij mitur është bërë shkas që policia të dyshojë dhe ta ndalojë. Kur e kanë ndaluar ai ka treguar se ishte nisur për në Stamboll dhe atje do të lidhej me disa persona që do ta çonin në Siri, shkruan Kosova Sot.

“Policia ka dyshuar së pari në moshën e tij të re, duke qenë se është i mitur. E kanë ndaluar dhe e kanë pyetur se çfarë posedon. Ai ka treguar se e ka një kompjuter dhe një telefon. Më pas e kanë pyetur se për ku ishte nisur dhe ai është përgjigjur se po shkonte Stamboll dhe se atje do të lidhej me të tjerë persona që do ta çonin në Siri”, ka treguar më tej një nga prokurorët e shtetit.

16-vjeçari në aeroport është afruar me një biznesmen, i cili edhe po shkonte në Turqi për çështje tregtie. Të dy janë marrë paraprakisht në pyetje nga policia, por biznesmeni është lënë i lirë, edhe pse për momentin emri i tij rezulton si i dyshuar dyshuar, por që shpejt, sipas të njëjtit burim, do të hidhen poshtë dyshimetndaj tij, pasi ai nuk ka lidhje.

“16-vjeçari nga Vitia e kishte braktisur shkollën, nuk kishte prindër, por jetonte vetëm me gjyshen dhe motrën. Gjithashtu, ai ndodhej në kushte jo të mira ekonomike”, ka thënë burimi nga Prokuroria e shtetit.

Çka do të thotë se cak i grupeve ekstremiste janë të rinjtë, të cilët janë në kushte të rënda ekonomike dhe si të tillë mashtrohen nëpërmjet parave. Për momentin i riu është kthyer në shtëpinë e tij në Viti, ku edhe po qëndron.

Më Shumë

Limaj shkon në zonën industriale në Suharekë: Qeveria i la pas dore bizneset, kjo është shqetësuese

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka vizituar sot gjatë ditës biznese në zonën industriale në Suharekë, për të cilat ka thënë se janë shembuj...

Arrestohet i kërkuari në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit prej 8 muajsh

Një 33-vjeçar nga Prizreni, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tetë muajsh burg, pas ekzekutimit të një urdhërese gjyqësore. Ai ishte i...

Lajmet e Fundit